top of page

Pas Shkodrës, Neoshqiptarizmi vjen në Fier.


Të dashur miq,

rrugëtimi i librit tim Neoshqiptarizmi vazhdon, duke ndalur këtë herë në qytetin e Fierit.


Fieri, me traditën e tij të pasur, me njerëzit e tij punëtorë, të ndershëm dhe të mençur, është një vend i natyrshëm ku ky libër mund të gjejë zemra të hapura dhe mendje të kthjelluara.

Në Fier takohen rrënjët dhe e ardhmja, kujtesa historike dhe shpresa për një zhvillim të vërtetë. Pikërisht këtë lidhje mes kujtesës dhe së ardhmes përpiqet të ndërtojë edhe Neoshqiptarizmi.


Neoshqiptarizmi nuk është thjesht një libër, është një thirrje për vetëdije të re kombëtare, për një shqiptari që ecën përpara pa harruar kurrë thelbin e vet.

Është një ftesë për të mos mbetur peng i së shkuarës, por për të ndërtuar me ndërgjegje të re një Shqipëri më të drejtë, më të vetëdijshme dhe më të qëndrueshme.


Ju pres të gjithëve në promovimin e librit:


📅 E mërkurë, 30 prill 2025

🕕 Ora 18:00

📍 Hotel Fieri



Për informacione dhe kontakte:

📞 Cel. 0684060131

📞 Cel. 0672051564

✉️ Email: lrerinisje@gmail.com

📩 Inbox në Facebook: Lëvizja Rinisje



Mirë se të takohemi në Fier për të ndarë bashkë idetë, ndjenjat dhe shpresat që na bashkojnë.

 
 
 

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page