A jam unë duke e përdorur teknologjinë, apo jam bërë një përdorues i përdorur?
- Arian Galdini

- Sep 16
- 1 min read

Në një botë ku gjithnjë e më shumë vendime delegohen te algoritmet, vjen një çast kur njeriu duhet të kujtojë veten si qëllim, jo si mjet.
Teknologjia është dhuratë, por kur i jepet pushtet pa kontroll, kthehet në zotëri të padukshëm.
Ajo nuk mban përgjegjësi, nuk merr ndëshkim, nuk njeh ndërgjegje.
Ne besojmë se progresi është i vërtetë vetëm kur i shërben dinjitetit njerëzor, jo kur e zëvendëson.
Nuk ka AI që zë vendin e mendjes së kthjellët dhe zemrës që dridhet për një padrejtësi.
Prandaj, çdo njeri që zgjohet sot, le ta pyesë veten: A jam unë duke e përdorur teknologjinë, apo jam bërë një përdorues i përdorur?
Këtë pyetje e vendosim në themel të çdo procesi. Në çdo vendim, në çdo zgjedhje, në çdo të nesërme që duam të ndërtojmë.
Mirmëngjesi e bekime pafund për të gjithë🙏🫶
.png)










Comments