Datë 12 Dhjetor, ora 19:00

Të dashur miq,
Kush e ndjen veten LRE, kush ka zemër e mendje për LRE, jeni të ftuar ditën e shtunë, dt 12 dhjetor, ora: 19.00 tek Selia e LRE ku edhe do të zhvillojmë Ceremoninë e Firmosjes së Aktit të Rithemelimit Politik dhe Doktrinor të Rinisjes.
Të gjithë, anëtarë e ish-anëtarë, aktivistë e ish-aktivistë, dashamirës e të zhgënjyer, të mërzitur e të zemëruar, jeni të ftuar të ribëhemi bashkë.
Askush nuk është i përjashtuar.
Dera është e hapur për këdo, tia rinisim njëlloj si në tetorin e 2020.
Ju mirëpresim.
Mos harroni, ditën e shtunë, dt 12 dhjetor 2026, ora: 19.00, tek salla e mbledhjeve në Selinë e Rinisjes.
Bekime e përqafime të gjithëve.
Arian Galdini
🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🙏
Adresa:
LRE Rinisja
Pallati i Turkeshëve, tek kryqëzimi i Rrugës Qemal Stafa me Rruga Derhemi, hyn tek Rruga e Prokurorisë së Përgjithshme tek 9 katëshet, vazhdon drejt Shkollës së Kuqe, pallati përballë kopshtit Shalom e përkarshi Hotel Dream), Tiranë.




Comments