top of page

Edi Rama, Erion Veliaj dhe Republika me vulë atësie…

15 minutes ago
1 min read

Nga Arian Galdini


Më 2 nëntor 2026, disa media, duke iu referuar avokatit Plarent Ndreca, raportuan se ministri i Drejtësisë Toni Gogu i kishte përcjellë Veliajt në burgun e Fierit ultimatumin e Ramës: dorëzo mandatin, delego pushtetin, largo avokatin, përndryshe, «do të të kalb në burg».


«Babai politik» paska folur.


Qytetarët të ulin zërin, atësia qenka më e fortë se vota.


Kjo është republika ku popullin e thërrasin të zgjedhë kryetarin, pastaj kryetarit i kujtojnë kush e ka zgjedhur vërtet.


Qyteti paguan Bashkinë.


Familja politike vendos kujt i përket.


Nuk po ndahen përgjegjësitë për Tiranën.


Po negociohet kush emëron, kush firmos, kush trashëgon ndikimin.


«Delegim» quhet ceremonia ku mandati qytetar i dorëzohet kryetarit të PS-së.


Sa pastër, nënshkrimi është i të zgjedhurit, vullneti i pronarit.


As Veliaj nuk bëhet çlirimtar sepse nuk pranon të dalë nga loja.


Kundërshtimi i përjashtimit personal nuk është kundërshtim i sistemit që përjashton qytetarët.


Borxhi i mirënjohjes nuk e shndërron mandatin në peng.


Partia propozon kandidatë, nuk zotëron qytetarë.


Pushteti ushtrohet, nuk trashëgohet.


Rama duhet të largohet.


Por largimi i tij nuk duhet të jetë hapje testamenti.


Tirana nuk kërkon një trashëgimtar më të sjellshëm.


Kërkon të mos trajtohet më si trashëgimi.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page