Koha për qartësim e ndarje nëse duhet…

Miq,
Kjo Faqe është Faqja ime, Faqja e Arian Galdinit si person, por është edhe Shtëpia Virtuale e Lindjes së Këndit të Shpresës dhe të LRE…
Para 6 vitesh, në mars 2020, kur kjo Faqe u bë vendlindja virtuale e Këndit të Shpresës dhe të LRE, kishte vetëm 2000 ndjekës…
Sot pas 6 vitesh, kjo Faqe ka mbi 100 mijë ndjekës dhe mbi 9000 Top Fan…
Pra, rritja e kësaj Faqeje ka ardhur e ka ndodhur bashkë me Këndin e Shpresës dhe sidomos bashkë me LRE.
Prej sot, sfida ime për të gjithë ju që ndiqni këtë Faqe është e drejtpërdrejtë:
Nëse jeni me PS, PD, Lapaj, Qori, Shehaj, Flamingo, “Studentët”, “Pedagogët”, Katovicën e Re, Partitë e Reja, “Të tjerë”, përse qëndroni në këtë Faqe?
E bëj këtë pyetje e sfidë krejt të sinqertë e të vërtetë e pa asnjë të keq…
Nuk ka kuptim, 100 mijë ndjekës, 9000 Top Fan dhe kaq pak reagim për LRE Rinisja.
Ka ardhur koha të jemi të vërtetë deri në fund e plotësisht me njëri tjetrin:
Nëse jeni në këtë Faqe, nëse qëndroni në këtë Faqe, ta dini mirë e pa iluzione se Arian Galdini është LRE Rinisja.
Kush nuk e pëlqen Arian Galdinin dhe Rinisjen, kush nuk është dakort me qëndrimet e Arian Galdinit dhe Rinisjes, kush i kundërshton idetë e qëndrimet e Arian Galdinit dhe Rinisjes, ju lutem, ju lutem, bëni Unlike, Unfollow e po të doni bëje i edhe Bllok dhe Delete këtë Faqe.
Mos qëndroni në një Faqe kot, nëse nuk jeni mbështetës, pëlqyes, vlerësues, apo inkurajues të Arian Galdinit dhe Rinisjes e të mendimeve e qëndrimeve të Arian Galdinit e Rinisjes.
Nuk ka më arsye të komunikojmë nën tisin e Harmonisë së Hipokrizisë…
Prej sot, ose me Arian Galdinin e Rinisjen, ose nëse nuk ju intereson, nuk ju pëlqen, nuk e vlerësonj, largohuni.
Po po, largohuni…
Më mirë të rikthehem tek 2000 ndjekësit e marsit 2020, sesa të kem kot 100 mijë ndjekës e 9000 Top Fan, që nuk janë kurrë aktivë.
E vërteta është e hidhur por na çliron të gjithëve.
Largohuni.
Kjo Faqe është vetëm për ata që janë me Arian Galdinin dhe me Rinisjen.
Kush rri kot, kush nuk është aktiv, më mirë të largohet nga kjo Faqe.
Jam shumë i vërtetë e serioz në këtë Postim.
Mos e merrni as si test e as si shaka.
Çdo “kapriçio” me pretendime e negativitet, nuk meriton më asnjë përgjigje pas këtij postimi, por menjëherë Bllok e Delete.
Fiksojeni, kjo Faqe nuk është për debat demokratik e shkëmbim mendimesh me këdo.
Prej sot kjo Faqe e ka fokusin dhe natyrën të përcaktuar.
Këtu dua e pranoj e toleroj e lejoj vetëm mbështetësit, pëlqyesit, vlerësuesit, inkurajuesit e Arian Galdinit dhe Rinisjes.
Kujt nuk i pëlqen, le të largohet.
Nuk kam nevojë as për ndjekës kot, as për audiencë, as për shikueshmëri.
Madje as kam nevojë e as kërkoj ndjekës kot, audiencë apo shikueshmëri.
Jam i vendosur të udhëtoj edhe i vetmuar me veten time e me ata që realisht mbështesin, kuptojnë, vleresojnë e inkurajojnë e janë aktivë në dëshminë e tyre pro qëndrimeve të mia, mendimeve të mia e veprimtarisë sime dhe të Rinisjes.
Kaq





Comments