top of page

O njerëz të mirë, dhe e kam seriozisht që këtë mesazh po e shkruaj vetëm për ju njerëzit e mirë që keni dëshirë e mundësi të kuptoni…

3 days ago
3 min read

Kur unë vendosa të flisja e shkruaja e veproja për veçimin politik, për qëndrime të prera e të vendosura distancuese e denoncuese e kundërshtuese ndaj Regjimit PS - PD - LSI e më gjerë, e ndaj Klubit të Plaçkaxhinjve Rama - Berisha - Meta e më gjerë, shumica dërrmuese absolute, frikshmërisht absolute, më shpallën mua armik, përçarës, dështak e nuk lanë ligësi e poshtërsi pa më mveshur e nuk lanë baltë, shpifje e mallkim pa më hedhur e shprazur.


Tani që unë po flas për bashkimin e Opozitës dhe Opozitarëve, kundër Edi Ramës, me komentojnë moralistë e të zhgënjyer me lloj lloj komentesh, duke “interpretuar” madje edhe se çfarë synoj e kërkoj e po bëj unë…


Çudi…


Më lexoni me vëmendje atëherë:


Unë jam Arian Galdini dhe jam i plotë me të gjitha fjalët e mia të thëna e të shkruara ngahera, që prej 36 vitesh.


Jam i plotë edhe me të gjitha vendimet, veprimet e qëndrimet e mia që prej 36 vjetësh.


Askush, nuk mundet të më shkëpusë mua nga 36 vite, shkrime, deklarime, qëndrime e vendime e veprime, askush.


Së pari, unë kam zgjedhur shtegun e vetmisë.


Pra unë nuk kam asnjë plan politik personal, e asnjë qëllim politik apo elektoral personal.


Dmth, në nivel e arsye personale, mua nuk ma ndjen fare e as më plas fare se kush fiton e kush humbet në politikën shqiptare.


As konkuroj, as garoj, e as e kam në plan ta bëj këtë, as në muajt e as në vitet që kemi përpara…


Së paku, jo tani shpejt..


Kështu që, ju që mendoni se unë po kërkoj të bashkohem me Berishën, a tju bashkoj juve me Berishën, skeni kuptuar asgjë fare…


Ore ju jeni “shërbëtorë”.


Jua them unë këtë qartë e troç.


Thjesht ju doni edhe “të shërbeni” edhe të bëni si moralista.


Ama, jo me mua.


Kur unë jam ndarë me Berishën në 2009, ju i puthnit gjurmët ku shkelte këpuca e Berishës e më pas e Bashës.


Ndaj ju lutem mos me rokanisni mua kokën kot me moralizma boshe.


Keni 13 - 14 vjet që ankoheni pse nuk fitoni dot me Edi Ramën..


Kur unë ju thoja që problemi janë Berisha me Bashën, ju më turreshit e më shanit e mallkonit papushim e plot fëlligështi e maskarallik.


Tani që juve paskeni zbuluar “moralin” e nuk dashkeni të bashkoheni me Berishën, jua them unë: Jeni shumë vonë.


Sepse Berisha është aty me qindra mijëra vota pa të cilat asnjëri nga opozitarët, nuk arrin dot të fitoj asgjë.


A është përgjegjës Berisha për çfarë i ka ndodhur Shqipërisë në këto 36 vite.


Po.


Po aq sa Rama e në mos më shumë.


A jeni edhe ju përgjegjës që i lëpitë këpucë e prapanicë Berishës e Bashës e Metës, e kloneve të tyre të Partive të Reja në këto 36 vite?


Padiskutim që po.


Unë për vete, jam ndarë moralisht e politikisht që prej vitit 2009, me të gjithë, me Ata Lart, e me ju poshtë që as më deshët kurrë e as më mbështetët kurrë, e as më inkurajuat kurrë.


Kështu që, dëngla me mua mos bëni.


Se unë nuk kam në plan të fitoj zgjedhje, e as beteja politike.


Se unë nuk konkuroj.


Ju që jeni në Shesh, ose bashkohuni ose bëni dëngla, por ja ku po jua them:


Ju që mburreni se mbroni pastërtinë tuaj morale sot, nesër ta dini se do ti keni bëré edhe më të fortë Ramën e Berishën, po vazhduat kështu..


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page