Poezi: Betejat e mia...
- Arian Galdini

- Oct 19
- 1 min read

Nga Arian Galdini
Mbi Kal të Mungesës hipëm
Mbi Kal të Mungesës fluturuam
Patkua Shpresën i vumë
Sakrificën Kamzhik në duar..
Ne Krisht menduam të ngjanim
E Dhimbje për Botën vuam
Por Kryq më për ne nuk kishte
Harruam sa keq Harruam...
Ishte Bota e ndezur fitil
Që larg prej vetes na donte
Ndaj Helm në vesh të Ndërgjegjes
Na hodhi që të na gjymtonte...
E ramë ne, ramë pa dëshirë
E Ngriu dhe Kali Jonë
Por dhe Vajtocat kanë Ngrirë
E Nuk ka më kush të na vajtojë.
Koha nuk fliste më për ne
Njerëzorja lehtë e kishte marrë zotërimin
Ç'na mbante bashkë u bë hi e dhe
Thelbi e humbi gjithë kuptimin...
Sot Bota, Koha dhe udhët na ndajnë
Mendimet dhe zemrat larg i kemi
Përtej shpresës sytë ngulitur i mbajmë
Ç'është shkruar për ne, ata do të jemi...
Dashuri e ka emrin Zoti im
Ai është Rruga, Jeta, E vërteta
Historibërës do të jem në këtë vendin tim
Ai është Hardhia unë jam Shermenda...
Arian Galdini
.png)










Comments