top of page

Prej vitit 1944 e deri sot, Shqipëria ka parë e përjetuar vetëm forma të ndryshme të së majtës nga PKSH e PPSH e deri tek PSSH e LSI e Lëvizja Bashkë..

Oct 19
1 min read

As PD e asnjë Parti tjetër e vetëdeklaruar dhe e vetëkonsideruar apo e rreshtuar si e Djathtë, nuk ka arritur që tu dëshmojë shqiptarëve se çfarë alternative është e Djathta si Doktrinë dhe Ideologji.


Spektri Politik nga qendra në të djathtë në Shqipëri, ka qenë më shumë një kaos “makiavelizmi” për pushtet, e kurrë nuk u ngrit, ndërtua e zhvillua si Alternativë Mendimi, Kulture, Qëndrimesh, Parimesh e Qeverisjeje.


Prandaj jemi në këtë derexhe, sepse Edi Rama me PS e kanë në thesin e tyre edhe shqiptarin nostalgjik enverist, komunist, edhe hipokritin pro demokraci, e tashmë edhe qytetarin e hutuar që nuk e di më se kush është dallimi mes Alternativave, por zgjedh mes “Formës” e “Stilit”, “Pamjes” e “Shfaqjes”…


Dhuna e këtyre ditëve e ka bërë edhe më konfuze situatën e gjendjen sepse antiEdRamizmi është bashkuar me AntiFan dhe Komunizmin, me maskat e marksizmin, me anarkinë e marrëzinë, dhe njerëzit nuk mendojnë më, por rreshtohen bazuar në emocione, jo urti…


Prandaj, misioni im përveçse është Paqja, Urtia dhe Rugovizmi, është edhe ndërtimi i Alternativës së Të Djathtës së Dinjitetit…


Unë jam i gatshëm të bashkohem me këdo, nga qendra në të djathtë, me çdo Opozitar, që synon ti japë e ndërtojë Shqipërisë një Alternativë Të së Djathtës së Dinjitetit e ProPerëndimore…


Përndryshe, edhe i vetëm këtu do të jem në këtë punë, mendim, qëndrim e mision.


Pikë

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page