Protesta funksionoi…
- Arian Galdini

- Mar 1
- 1 min read

Protesta shkarkoi Ilir Prodën dhe të tjerë në kupolën e policisë…🤣🤣🤣
Protesta emëroi Sokol Bizhgën si Drejtor të Përgjithshëm të komanduar të Policisë së Shtetit..🤣🤣🤣
Si thonë ata që Protestojnë: Akti është ai që i ndan llafet nga veprat…🤣🤣🤣🤣
Këta po që janë burra me akte kalendarike dhe me vepra 83 ditore…🤣🤣🤣🤣
Njëlloj si burrat që mburren kudo e ngado për aktin e tyre duke pretenduar se shoqnia e tezgave do tua vlerësojë veprën, derisa u dalin ata që thonë “të vërtetën”, e ua plasin ballazi se, çdo ditë pas aktit, se ju vetëm llafe keni…
🤣🤣🤣🤣
A nuk ndodh kështu edhe me burrat mburavecë për akte e vepra?
Mjaftojnë “gratë” që ua dinë e thonë të vërtetën…🤣🤣🤣🤣
Burrave të sheshit e tezgave, të vërtetën ua thonë qytetarët që e njohin dhe guxojnë ta thonë të vërtetën…
E pra Protesta po shërben si makineri makiazhi e make up-i për fytyrën e shprishur dhe të tejkonsumuar të Edi Ramës…
Këta janë bërë sebepi e mburoja finale e Edi Ramës…
Por SPAKU, Drejtësia, Perëndimi dhe BE e SHBA po e bëjnë punën e tyre mrekullisht.
E para tyre, asnje Protestues me Tezgë e asnjë Protestues me Fishekzjarre, nuk e mbron e as shpëton dot më Edi Ramën.
Pikë
.png)



Comments