Pyetje naive: A ka callcentera dhe “milici virtuale vreri” Revolucioni i Flamingove?
- Arian Galdini

- Jun 24
- 2 min read

Jam kurioz të kuptoj logjikën se vërej lumenj pafund sharjesh e mallkimesh nga “profile të pasosura anonime” që nuk lënë fjalë, fantazi e imagjinatë shthurrjeje në vrer e ligësi, të cilat janë turrur në çdo rrjet e profil social që unë kam…
Deri tani, kam menduar se para, fuqi, pushtet e strukturë për të mbajtur “ushtri me militantë” të cilët përdoren si qen të tërbuar sulmi me llum e baltë dhe “trollitantë” apo siç i quaj unë ndryshe “milici virtuale vreri” pra callcentera me mercenarë me pagesë që shajnë këdo e baltosin kë të mundin me porosi partie, kanë vetëm Klubi i Plaçkaxhinjve Rama - Berisha - Meta…
Por këto ditë e njëjta gjuhë, e njëjta urrejtje, e njëjta fëlligështi, poshtërsi, ultësi me sharje, mallkime, shpifje me furi profilesh anonime, po më vijnë edhe nga “Flamingot”, a siç vetëquhen “rinia” a “populli”…
Me habit, se unë nuk di dhe nuk kam dëgjuar që populli ka para, pushtet, fuqi, pasuri, të mbajë a paguajë callcentera e “milici virtuale vreri” për të sharë e mallkuar njerëz..
Më habit e mendoj me vete, ore a mos janë callcenterat e “trollitantët” e militantët e “milicia virtuale e vrerit” këta që maskohen si “Flamingo”?
E nëse është kështu, a mos vallë kam të drejtë unë kur dyshoj se “Revolucionin e Flamingove” kundër Ramës dhe Berishës, por e organizojnë vetë Rama dhe Berisha???🤣🤣🤣🤣
Jo për gjë po më habit edhe sepse, Rama e shan “Revolucionin” se do që ta mposhtë e ta mundë që të fuqizojë “pushtetin e mitin e tij”, Berisha i gëzohet “revolucionit” edhe pse kërkon arrestimin e tij.
Lapaj - Qori - Shehaj janë të lumtur me Revolucionin edhe pse aty kërkohet “Parti e Re”…
Etj etj etj…
Habitem sesi “Revolucioni” është kundër të gjithë këtyre, e këta janë të gjithë të lumtur..
Habi e madhe apo jo…
I vetmi “armik” që është edhe i sharë e mallkuar nga EdRamistët, edhe nga Berishistët, edhe nga Soroistët, edhe nga antiSoroistët, edhe nga Partitë e Reja edhe nga Flamingot, qenkam unë…
Habi vërtetë…
A thua gjithë fajet në këtë vend i paskam unë?🤣🤣🤣
.png)



Comments