Shikoni pak dy postime më poshtë…

E pabesueshme…
E pabesueshme…
Kam 2 javë që përsëris e ripërsëris që kushdo që është militant e ndjekës apo besimtar i Edi Ramës, Sali Berishës, PS, PD, Partive të Reja, Lapajt, Qorit, Shehajt, Flamingove, Studentëve, Revolucionit, ju lutem largohuni nga Faqja ime, ju lutem largohuni nga Faqja ime dhe nga Rrjetet e mia Sociale.
Ju lutem, ju lutem, ju lutem nëse jeni militant apo ndjekës apo besimtar tek Edi Rama, Sali Berisha, PS, PD, Partitë e Reja, Lapaj, Qori, Shehaj, Flamingot, Studentët, Revolucioni, Protestat, Revolta, etj, etj, ju lutem largohuni nga Faqja ime dhe nga Rrjetet e mia Sociale.
Ju lutem më bëni Bllok dhe Delete.
Ju lutem largohuni, largohuni.
Ju lutem.
Sepse kjo Faqe dhe Rrjetet e mia Sociale janë për Arian Galdinin dhe për Rinisjen…
Ju që e keni bërë zgjedhjen e zgjidhjen tuaj, ju që e keni besimin tuaj, jeni të nderuar e të respektuar për mendimin e zgjidhjen e zgjedhjen tuaj dhe unë jam i vendosur që të luftoj e jap edhe jetën time për lirinë tuaj dhe të drejtat tuaja.
Por ju lutem, jo në Faqen time.
Ju lutem, jo në rrjetet e mia sociale.
Jetën e jap për ju, por jo Të Drejtën time për të shprehur mendimet e qëndrimet e mia, si i mendoj unë e si i besoj unë.
Jetën e jap për të Drejtat tuaja dhe Lirinë tuaj të shprehjes e fjalës e mendimit.
Por të Drejtën time të shprehjes, fjalës e mendimit, nuk jua jap dot.
Me vjen keq.
E them këtë, sepse vërej që sapo unë postoj qëndrime me emra, me përmbajtje politike, të gjithë ju që jeni “të rreshtuar” e ia nisni me komente fyese e sharëse e paragjykuese…
Vetëm në 2 Postimet e më poshtme, 2 Postimet e fundit, para këtij, vura re se të njëjtët njerëz që më parë më shkruanin : Respekte, janë turrrur me sharje sepse rreshtimi i tyre, ua ka errur syte dhe logjikën dhe i kanë kuptuar si ua ka shfaqur “rreshtimi i tyre”, 2 postimet e mia.
Unë nuk pranoj e nuk lejoj e nuk toleroj askënd që në Faqen time dhe në Rrjetet e mia sociale, të më respektojë apo shajë, sipas “rreshtimeve të tyre”…
Dua të komunikoj vetëm me njerëz që më respektojnë mua sepse më njohin mua dhe idetë e mia…
Ju që “respektin dhe vlerësimin” e keni sezonal e sipas “logjikës tuaj të rreshtimit”, ju lutem, largohuni, largohuni e më bëni Bllok dhe Delete.
Unë nuk komunikoj këtu as për popullaritet, as për shikime, as për politikë, as për vota, as për kandidime, as për pëlqyeshmëri, as për famë e as për fitime a përfitime…
Unë komunikoj këtu për të gjetur e pikasur e për tu bashkuar me ata që e mendojnë si unë.
Edhe i vetëm po të jem në këtë botë, ashtu u bëftë.
Kaq





Comments