top of page

Asnjë keqkuptim, asnjë mërzi, asnjë moskuptim…


E thjeshtë fare:


Prej 2016, ishte Regjimi dhe Pronarët e Mediave në shërbim të Regjimit, që më zhdukën nga çdo media e nga çdo ekran, e çdo gazetë e portal.


Emri im u ndalua të përmendet, fytyra ime dhe zëri im u ndaluan të shfaqen.


Personi Arian Galdini u dënua ne harresë.


Dhe ashtu ndodhi.


Nga modestisht dikushi me një zë të vetin publik, u mbulova dhe zhyta në harresë.


Krejt ok.


Deri para pak muajsh kam qenë edhe i mërzitur edhe i zemëruar me këtë mohim e harresë.


Nuk e fsheh.


Po kam qenë edhe i mërzitur edhe i zemëruar.


Tani, jo më.


Vendimit të Regjimit dhe të Pronarëve të Mediave në shërbim të Regjimit për të më dënuar me mohim, shpërfillje, moskonsiderim, mosekzistencë, harresë, 100%, i përgjigjem me:


Po, e pranoj.


Është e drejta juaj dhe vendimi juaj.


E pranoj.


Madje jo vetëm aq, por tashmë kam vendosur që ta dyfishoj dhe ta bëjmë së bashku 200%.


Prej 21 gushtit 2026, kam marrë edhe unë vendimin që ta bëjmë reciprok vendimin.


Do të refuzoj edhe unë, çdo ftesë mediatike që vjen në mënyrë sporadike dhe jashtë profilit e identitetit tim.


Nuk pranoj më asnjë ftesë pa identitet të qartë e pa profil të qartë se kush jam, çfarë jam e çfarë përfaqësoj unë.


Nuk jam analist.


Nuk jam gazetar.


Nuk jam opinionist.


Nuk jam politolog


Kësisoj, për çdo gazetar e çdo njeri të mediave, miq dhe jo miq, dashamirës dhe jo dashamirës, duhet tju them me shumë respekt e mirësi, se nuk pranoj asnjë ftesë ku identiteti im i prezantuar apo nënkuptuar është si:


Analist, gazetar, opinionist, politolog apo si intelektual i pavarur.


Nuk pranoj asnjë ftesë si: analist, gazetar, opinionist, politolog apo si intelektual i pavarur.


Sepse nuk jam: as analist, as gazetar, as opinionist, as politolog e as intelektual i pavarur.


Jam Arian Galdini i Rinisjes.


Jam Arian Galdini që ka themeluar e përfaqëson Rinisjen dhe nëse flas publikisht, flas vetëm si përfaqësues i Rinisjes dhe nga këndvështrimi dhe pikëpamja e Rinisjes.


Pranoj vetëm ftesa si Arian Galdini autor i Neoshqiptarizmit dhe si Arian Galdini - Përfaqësues i Rinisjes.


Asnjë ftesë tjetër nuk e pranoj, as nga miq e as nga jo miq.


Ky është vendim i pakthyeshëm dhe i panegociueshëm dhe i pathyeshëm, derisa e drejta të shkojë në vendin ku i takon.


Ndërkohë, të gjithë ata që duan të më ndjekin, lexojnë e dëgjojnë, e dini vendin:


Vetëm në Platformat tona në Rrjetet tona Sociale.


Kërkoni Arian Galdini ose LRE Rinisja në të gjitha rrjetet sociale e na gjeni.


Ose na lexoni në: www.rinisje.com


Faleminderit e bekime🇦🇱🫶🙏

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page