Besimi nuk është vetëm çështje feje apo filozofie
- Arian Galdini

- Aug 20
- 1 min read

Besimi nuk është vetëm çështje feje apo filozofie.
Besimi është vendimi që merr çdo mëngjes për të ecur përpara, edhe kur rruga nuk duket e qartë.
Është bindja se një hap i drejtë ka vlerë, edhe kur bota të thotë se nuk do të ndryshojë asgjë.
Çdo ditë të pyet veten, a beson se e vërteta ka forcë?
A beson se drejtësia nuk shuhet, edhe kur e mbulojnë me baltë?
A beson se sakrifica e vogël e sotme është fara e një të ardhmeje më të drejtë?
Të besosh nuk do të thotë të presësh mrekulli.
Do të thotë të bësh atë që është në dorën tënde, me bindjen se nuk shkon dëm.
Sepse historia nuk e harron asnjë hap që u bë me besim, edhe kur u duk i parëndësishëm.
Sot, zgjohu me besim.
Sepse pa të, dita është bosh.
Me të, dita është rrugë.
.png)










Comments