Çdo ditë nis me një provë të thjeshtë
- Arian Galdini

- Aug 27
- 1 min read

Çdo ditë nis me një provë të thjeshtë, a do të pranojmë padrejtësinë si pjesë të zakonshme të jetës, apo do ta refuzojmë qartë?
Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja sa ka nevojë për zbatim të barabartë të ligjeve që ka.
Kur i forti shpëton, dhe i dobëti ndëshkohet, nuk kemi shtet, kemi farsë.
Ky nuk është problem teknik, është plagë morale.
Sot të mos heshtim përballë saj.
Sepse heshtja është ajo që e bën padrejtësinë të duket normale.
.png)










Comments