Çdo mbrëmje është ftesë për të parë vetveten pa maska
- Arian Galdini

- Aug 21
- 1 min read

Në fund të ditës nuk mbeten fjalët që the, as mendimet që i mbajte brenda.
Mbeten vetëm gjurmët e asaj që bëre.
Mbrëmja është pasqyra ku shikon qartë se çfarë vlere pati dita jote, a ishte thjesht kalim kohe, apo hap drejt së ardhmes?
Shumë njerëz e masin ditën me lodhje.
Por lodhja nuk është dëshmi.
Dëshmi është ajo që mbetet, një fjalë e drejtë, një hap i guximshëm, një veprim që nuk mund të fshihet.
Çdo mbrëmje është ftesë për të parë vetveten pa maska.
Nëse sheh boshllëk, bëje nesër ndryshe.
Nëse sheh dritë, ruaje dhe shtoje.
Sepse vetëm kështu dita nuk mbaron me errësirë, por me prani.
Mbrëmja është gjykatësi i heshtur i ditës.
Sot, sigurohu që ai gjykim të të mbajë lart, jo të të ulë.
.png)










Comments