Çfarëdo që të shkruaj e çfarëdo që të them unë, këtu, në video, në live, në ndonjë media që ndonjëherë hap ndonjë cep, ajo që do të ndodhë me siguri është kjo:
- Arian Galdini

- 7 minutes ago
- 4 min read

Militantët e PD do turren mbi mua me sharje, akuza, mallkime kaq të liga, kaq banale, e kaq vulgare, sa edhe Dreqi do skuqej në ferr nga ligësia e tyre.
Militantët e PS po njëlloj.
Militantët e LSI a PL gjithashtu njëlloj.
Militantët e Partive të Reja Surrogato të Regjimit asnjë ndryshim nga këta më sipër.
Tani janë shtuar edhe “flamingot e revolucionit”, as një grimë më ndryshe.
Të shajnë e mallkojnë, të shprazin vrer e helm e baltë e shpifje, e sajesa, e marrëzi, kur janë veç e veç.
E bëjnë tani, që janë bashkë shumë duar, ku secila bën miellin e vetë, në te njëjtën Magje, të të njëjtit Revolucion.
Regjimi PS, PD, PL, Oligarkë, Soros, UDB, Asfali, Iran, Erdoganistë, Bashistë, Alibeajistë, Parti të Reja, etj etj, të dënon me harresë e të zhduk nga çdo ekran.
Këta të fshijnë nga ekranet e jeta.
Këta të zhdukin e mohojnë nga mediat e madje edhe nga statusi social e prania jetësore.
Të mohojnë çdo ditë.
E pastaj, të nisin “ushtritë me militantë” e të pyesin:
E kush je ti? E kush të njeh ty?
🤣🤣🤣🤣
Ta fshijnë emrin e jetën me gomën e madhe të Pushtetit e Parasë, te lënë papunë, pa bukë, pa mundësi, pa arritje, madje edhe pa shokë e miq, e pastaj të dërgojnë ushtritë me militantë të të pyesin: E kush je ti? E çpaske bërë ti? Kush të njeh ty?
Këta të mohojne me gjithë forcën e tyre, e kur dikush i pyet: Ore çfarë është ky Galdini? Çfarë bën ky Galdini?
Këta përgjigjen: He mo se njeri kot, dava deliranti, dava mashtruesi, hiqet sikur çoç është, por kot është, bosh, nuk vlen…
E kur këta, duhet të përballen me Galdinin, nuk guxojnë.
Në sy nuk ia thonë kurrë.
As e mendojnë e as guxojnë tia thone në sy e përballë këto.
Veç pas shpine, e veç si porosi e opinione Partishë e Elitash…
Dhe ma kanë siguruar vetminë të plotë.
Ma kanë siguruar vetminë e humbjen e të gjithë miqve të plotë.
Ma kanë siguruar edhe izolimin, edhe mohimin, edhe rëndesën e paragjykimit, çdo të keqe të mundshme.
Ma kanë siguruar edhe izolimin ekonomik e financiar, duke rrenuar e shkatërruar çdo kontratë e mundësi pune.
Por unë, nuk jam ndalur.
Nuk u jam stepur e as shmangur as izolimit, as mohimit, as baltës, as ligësisë, as intrigave, e as pamundsive e rrebesheve ekonomike e financiare personale e financiare.
Kam qëndruar në këmbë kryelartë.
Me lotët e mi, kam bërë poezi.
Me dhimbjet e mia, kam bëre mendim, e shkruar artikuj e libra.
Me sakrificat e mia, kam mbrujtur e ndërtuar nder e karakter.
Me vetminë time kam ndërtuar fuqinë që mjafton me mua e me zemrën time.
Strehë kam gjetur tek Zoti, me besimin tek Ai, kam mbajtur veten të mbushur me dashuri për botën, njerëzit e vendin tim, atdheun tim.
Kam ruajtur nderin, nuk kam pranuar as të tërhiqem, as dorëzohem, as tjetërsohem, as të bëhem si ata, e as të bëj pazar a ujdi me askënd.
Fuqia ime dhe vetmia ime, më mjaftojnë.
Tani, a jam a sjam unë me popullin që proteston, këtë pyetje që ma bëjnë çdo ditë të gjithë ata që para Flamingove votonin Gjarpërinjtë, e pas Flamingove do votojnë përsëri Gjarpërinjtë, unë nuk e kuptoj…
Nuk e kuptoj.
Ma bëni hallall e më mirëkuptoni.
Nuk e kuptoj.
Unë kuptoj e mirëkuptoj cdo shqiptar, çdo qytetar shqiptar që ka një plagë e prej të cilës ka kaq ditë që po dhemb e buçet në sheshet e Protestës.
Ama, kjo nuk ia jep të drejtën askujt prej jush që ti bashkoheni Gjarpërinjve, për të hedhur më shumë helm mbi plagën time, se unë jam shqiptar e bir shqiptari që di e kam fuqi ta mbaj vetë plagën time.
Mbroni Pelikanët, por mos u keqpërdorni nga Pelitikanët..
Flamingot janë Pelikanë, nuk janë Pelitikanë.
Kur ju të fitoni Revolucionin e Pelikanëve, unë e di që do tu riktheheni mitingjeve të Pelitikanëve.
E di që do mbushni sheshet e sallat e Ramës, Metës, Berishës, Tom Doshit, etj etj..
E di.
E di.
Dhe sot më shani e mallkoni si revolucionarë të lirisë së popullit, e nesër do më shani si ushtarë të ushtrive të Pelitikanëve…
Bëni paqe me veten.
Fitoni Revolucionin tuaj, pastaj rifilloni zborin e partisë me brohoritje, ngjirje, e rrahje shuplakash për Ramën, Berishën, Metën, Tom Doshin, etj etj etj…
Fitojeni sa më parë Revolucionin ju lutem.
Sepse mua në listë mohimi, mallkimesh e sharjesh më kishit kur ishit ushtarë partie, aty më keni tani që jeni Flamingo, e po aty do më keni edhe kur ti riktheheni rreshtave të partive.
Jeni ju që kur jeni ushtarë partie më thoni:
E kush je ti? E kush të njeh ty? E kush të voton ty? E kush të dëgjon ty?
E meqë unë jam Askushi, që as më njeh askush, as më voton askush, e as më degjon askush, mos u bëni merak se asnjë rëndësi e vlerë nuk ma fjala ime.
Më lini në vetminë time.
Më lini në Askushërinë time.
Më lini në revolucionin tim të vogël të nderit e vlerës si i vetmuar.
Kaq
.png)



Comments