Doja të pyesja kot, jo mediat, jo gazetarët, jo VIPat, jo “reaguesit publikë”…
- Arian Galdini

- Jun 25
- 2 min read

Pyetje krejt naive por e targetuar qartë fare e drejtpërdrejtë, për ata “miqtë e mi”, “vëllezërit e mi”, “shokët e mi”, ata që i kam njohur ndër vite e kemi qenë bashkë në tryeza, e përballje, sfida, e sakrifica…
Ju dua fort o njerëz të mirë, ama nuk mund të mos u pyes, sidomos juve miqve e vëllezërve intelektualë e akademikë, si është e mundur që juve kurrë nuk e keni lënë asnjë shenjë mbështetje e solidariteti në rrjetet e mia sociale në 6 vitet e fundit, sepse më jeni shprehur se Faqja e Galdinit është si “patate e nxehtë” që vëzhgohet me detaje nga “milicitë virtuale të vrerit të PS e PD”, nga fuksat e patronazhistët, por keni 25 - 26 ditë që jeni bërë trima dhe i keni mbushur faqet tuaja me Flamingo “Rama n’Burg, Berisha n’Burg”??
Ju paska ik frika nga Rama dhe Berisha?
Qenkeni bërë “trima”?
Kush ia uli çmimin “guximit”?
Ore kot me ju pyet, se mos i ngrihet prapë çmimi guximit, e riktheheni në llogoret e “rehatisë”, me rrogën rrogë, bonuset bonuse, shpërblimet shpërblime, financimet financime, e heshtjen heshtje, pas ca ditësh????
Edhe një merak e kam…
Të gjithë ju po mbroni Dritan Goxhajn këto ditë nga balta e ndytë e organizuar dhe orkestruar nga batakçiu Edi Rama.
Po bëni shumë mirë…
Kot me ju pyet, po si është e mundur që as në 2015 kur unë bëra betejën time kundër Mafias Farmaceutike, kur Edi Rama dhe Endri Fuga e Mero Baze orkestruan furi shpifjesh e balte mbi mua, as në 2019, kur unë kundërshtova djegien e mandateve nga Opozita, e PD - LSI ricikluan baltën e Mero Bazes dhe Endri Fugës mbi mua, as në 2020 e as në 2022, kur Erion Veliaj me Fiks Fare e Top Channel sajuan tonelata me shpifje e gënjeshtra mbi mua, si shpjegohet që asnjëri prej jush nuk u solidarizua kurrë me mua për të më mbrojtur nga sulmet e liga të “Rama n’Burg, Berisha n’Burg”???
Ku keni qenë?
Se skam parë asnjë status as miqësor, asnjë koment as miqësor e privat prej jush…
Ku keni qenë????
Jam kurioz…
Apo e paskeni me kurdisje dhe vetëm kur AntiRama dhe AntiBerisha, jane me leje nga Rama dhe Berisha???
Ah sa mirë me qenë pa ju në jetë oe oe oe…
.png)



Comments