top of page

Doktrina jonë

Updated: Jul 8


Miq,


Në këtë Faqe e ku komunikon Arian Galdini dhe Komuniteti LRE, fokusi do të jetë vetëm tek Rinisja.


Ne besojmë se Shqipëria ndryshon me urti, kulturë, mendim, virtyte, nder e vlera.


Këtë vizion kemi këtej e tutje.


Kush beson tek Protesta e Revolucioni, Zoti e bekoftë e le të vazhdojnë aty e qofshin fitimtarë për të mirën e Shqipërisë.


Por Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për një mënyrë të menduari, as vetëm për një dhe vetëm një rrugë, e aq më pak për një dhe vetëm një alternativë.


Shqipëria ka nevojë për këdo që do me sinqeritet, i shërben me besë dhe i jep atë që është.


Ka njerëz që janë të mbushur me revoltë e duan ti japin Shqipërisë sakrificën e tyre me Protestën e tyre.


Le ta bëjnë, Zoti i bekoftë.


Ka edhe njerëz si ne që janë të mbrujtur me paqe e dashuri, e që duam të veprojmë e flasim e shërbejmë me udhën e urtisë e shqiptarizmit.


Ka njerëz që besojnë tek zëri i lartë e fuqia e numrave dhe përballja në sheshe e bulevarde.


Le ta bëjnë, Zoti i bekoftë.


Ka edhe njerëz si ne që duam të bëjmë shumë pyetje e zhvillojmë shumë mendim para se të japim veten tonë.


Asnjë konflikt nuk ka këtu.


Problemi i Shqipërisë janë ata që kanë prej 1944, e prej 1990 që e vjedhin, drobisin, plaçkisin, mpakin e grabisin vendin tonë, janë Pushtetarët e ish-Pushtetarët Xhambazë, Oligarkët, e kushdo që u shërben këtyre apo Të Huajve kushdo qofshin të huajt…


Problemi i Shqipërisë janë Matrapazët e Pushteteve por edhe Matrapazët e Zemëratës Popullore.


Nuk i vjen asnjë e keqe Shqipërisë as nga qytetari i protestës, e as nga qytetari i urtisë.


Çdo qytetar me plagë e dhimbje ka të drejtë ta dojë e ti shërbejë Shqipërisë si ta ndjejë më të mirë e më të drejtë, mjaft që ta ketë sinqerisht e vërtetësisht e ndershmërisht, qoftë me Protestë, qoftë me Urti.


Unë dhe ne të Rinisjes i përkasim Shqipérisë së Urtisë, Shqipërisë Mendonjëse.


E për këtë e veç për këtë do të flasim këtej e tutje.


Do ta nisim me rakordimin e rikalibrimin e termit Neoshqiptarizëm që unë e kam huazuar nga Branko Merxhani..


Pas konceptit të Neoshqiptarizmit ishte një romantizëm idilik patriotik, që synonte të bashkonte Shqiptarin me Traditën e ta përputhte me risinë, duke nënkuptuar Shqiptarin e ri.


Por sot unë kuptoj se ne duhet të rikthehemi tek baza, tek themeli.


Duhet të flasim për shqiptarin, të kuptojmë shqiptarin dhe të përkufizojmë e ringremë e rilartësojmë shqiptarin.


Prej sot doktrina ime, doktrina jonë do të jetë Shqiptarizmi.


Kemi goxha punë përpara për të ndërtuar e shpalosur e shpjeguar të gjithë vizionin tonë për një Shqipëri të Urtisë, për një Shqipëri të Shqiptarizmit.


Na vaftë mbarë..

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page