top of page

Dy fjalë për çfarë ka ndodhur…

Oct 16
4 min read

Para se dita të rrëmbejë përsëri Shqipërinë me “dhunën e paraplanifikuar”, e para se unë vetë të mos mundem të flas për nuk e di sesa orë për shkak të përgatitjes për ndërhyrjen kirurgjikale që kam në 16.30, nuk mund të rri dot pa i thënë dy fjalë për çfarë ka ndodhur, po ndodh e do të vijojë ndoshta…


Së pari, u bëj thirrje të gjithë atyre që janë miqtë e mij apo ndjekës të kësaj faqeje apo të çdo Profili a Faqeje të Arian Galdinit apo të LRE Rinisja, që nëse jeni sadopak mbështetës apo simpatizues të dhunës, ju lutem largohuni prej meje e nga Rinisja.


Çdo mbështetës, simpatizant apo justifikues i dhunës, nuk duhet të qëndrojë më në miqësinë time e as mbështetës apo ndjekës në Faqet e mia si Arian Galdini dhe të Rinisjes.


Ju lutem, largohuni nga Faqet e Profilet e rrjetet sociale të Arian Galdinit dhe të Rinisjes, të gjithë ju që mbështesni, simpatizoni apo justifikoni dhunën.


Së dyti, unë jam kundër Edi Ramës po aq fort sa jam kundër dhunës.


Lexojeni mirë e kuptojeni qartë nëse keni mundësi e logjikë e mendje të kthjellët në këto momente.


Unë jam kundër Edi Ramës po aq fort e po aq vendosmërisht, sa jam edhe kundër dhunës.


Mos bëni lojëra propagande boshe e “tinzare” me mua, duke e vendosur qëndrimin tim të qartë e të palëvizshëm e të patjetërsueshëm “kundër dhunës”, si qëndrim që favorizon Edi Ramën.


Në asnjë ditë të jetës sime nuk kam bërë asnjë bashkëpunim, lëshim, nënkuptim, apo pakt, ujdi me Edi Ramën, me PS, me Erion Veliajn, Belinda Ballukun, me Soros, apo me çdo aktor e faktor të së majtës vendore, rajonale a globale.


Nuk gjeni dot asnjë gjurmë.


Ose ju sfidoj, gjejeni e bëjeni publike.


Ju sfidoj.


Ju kam sfiduar gjithmonë, e do tju sfidoj sa të kem frymë.


Gjejeni në mundshi ndonje grimë a gërmë “implikimi” të Arian Galdinit me Të Majtën, Soros, PS, Edi Ramën, Bashkinë e Tiranës, Erion Veliajn apo Belinda Ballukun…


A doni tju marr juve emër për emër e një e nga një se ku e si e me kë keni bashkëpunuar me Ramën, Sorosin, Veliaj e Balluku, e me Oligarkët?


Bujrum, kur të doni.


E këtu nuk po flas për militantët e qytetarët e thjeshtë, mesazhi im është për “elitat politiko, civile, publike”.


Jam i gatshëm për përballje me këdo ku të doni ju në çdo ekran e debat publik.


Ndaj mos nxisni sharës e mallkues e milici virtuale vreri për të më sharë e mallkuar mua.


Ejani e dilni vetë në sheshin e përballjes me mua.


Unë nuk kam punë fare me qytetarët e thjeshtë e as me qytetarët militantë, sepse debati im e qëndrimet e mia nuk kanë lidhje me ta.


Unë luftën e betejën time e kam me “elitat”, me “krerët politikë, civilë e publikë”.


Së treti, jam kundër dhunës po aq fort sa jam opozitar dhe i djathtë.


Po. Jam opozitar dhe i djathtë.


Jam vendosmërisht, fortësisht, kthjelltësisht opozitar dhe i djathtë.


E jam gjithashtu kundër çdo lloj dhune.


Distancohem e dënoj me forcë çdo deklaratë që e ndan dhunën në dhunë të pranueshme se bëhet kundër institucioneve dhe në dhunë të kritikueshme se bëhet kundër bizneseve private.


Është turp, turp, turp, turp.


Çdo tullë, çdo xham, çdo dërrasë, çdo letër që digjet a thyhet, çdo akt dhune e ushtruar e kryer, ndaj edhe një luleje, është dhunë e nuk tolerohet e nuk pranohet e konseiderohet kriminale dhe antishqiptare nga unë. Pikë.


Çdo akt dhune edhe nga qytetarët edhe nga policia, kushdo qoftë shkaktari e filluesi, provokuesi a ushtruesi, për mua është turp e krim. Pikë.


Qytetari dhe Polici, Polici dhe Qytetari, janë të dy të detyruar të jenë zbatues të ligjit, Kushtetutës dhe të dashurisë për Kombin e Shqipërinë.


Urrejtja për Qeverinë, nuk mund të jetë kurrë, kurrë, justifikim për të djegur e dëmtuar Shqipërinë.


A është Qeveria Rama e korruptuar?


Padiskutim.


A më bëhet dot mua kjo pyetje?


Jo.


Sepse jam njeriu që kam qindra e ndoshta mijëra artikuj, qëndrime, deklarata, opinione, intervista, video, live, ku i kam bërë kristal të qarta qëndrimet e mia…


Po, Edi Rama është autokrati më i korruptuar që ka sot Europa, dhe Kryeministri i Mafias Estetike.


A është dhuna zgjidhja?


Jo.


Dhuna e fuqizon autokratin sepse e viktimizon dhe i jep atij mundësinë të fusë në rresht absolut të tijtë, dhe të duket si “mbrojtësi i vetëm i stabilitetit” në sytë e ndërkombëtarëve.


Të jeni të sigurtë, Edi Rama do të dalë më i fortë pasi e gjitha kjo të mbarojë.


Besomëni, se dhuna, nuk ia dëmton e as shpërbën makinerinë elektorale të PS.


Besomëni, se dhuna i vështirëson qeverisjen dhe funksionalitetin e institucioneve për aq kohë sa do zgjasë, por e gjitha kjo atij nuk i bën asnjë dëm në PS.


Me PS ai merr votat.


Ne opozitarët nuk duhet të mendojmë sesi ti krijojmë stres e pamundësi në qeverisje, por duhet të mendojmë thellë sesi ti marrim votat.


E di që do më thoni, do e rrëzojmë, e do bëjmë Qeveri Teknike, e bla bla bla…


E di.


Por këto përalla ua thoni atyre që ju besojnë verbërisht…


Unë vetë e di, e di mirë se çfarë është Qeveria Teknike…

Është balanca e kontrollit mes dy partive të mëdha mbi të tjerët.


Nuk ndryshon asgjë Qeveria Teknike në realitetin demokratik.


Vetëm blindon paktin PS - PD.


Nëse e gjitha kjo po bëhet që të blindohet Pakti PS - PD, atëherë bëjeni.


Por ne e dinim që PS dhe PD janë bashkë në Pakt.


Nuk kishte nevojë të bënin kaq shumë dhunë për ta blinduar Paktin e tyre.


Së katërti, vetëm 1 javë më parë, unë kërkova bashkim në fushëbetejën e paqes dhe betejën elektorale mes të gjithë neve opozitarëve të djathtë.


Mu turrën e më shanë.

Më thonin, kush je ti që na kërkon të bëhemi me Berishën.


Por këta qenkan bashkë me Berishën, edhe në Sheshin e Flamingove, edhe në “dhunën e “Studentëve të ashtuquajtur”, edhe mbrëmë tek Fevziu.


Këta thjesht e duan Berishën ti komandojë nga zyra, jo tu prijë në shesh e në fushatë elektorale.


E kuptova.


Bëni si të doni.


Unë jam Arian Galdini dhe jam kundër dhunës e dënoj çdo lloj dhune, nga kushdo.


Pikë

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page