top of page

E postova Petro Markon si fillim, sepse e ka shkruar gati 1 shekull më parë..



Dhe ja ku jemi sot.


Pa asnjë ndryshim, pa asnjë grimë ndryshimi në të njëjtën gjendje, e mendësi, a në mos më keq…


Kur isha “fëmijë” 16 vjeçar, naiv dhe i paditur, iu bashkova ndryshimeve të stuhishme të fillim viteve ‘90 dhe Partisë Demokratike.


Menjëherë, të tjerë, të rritur e të njohur me “lojërat e mëdha e të të mëdhenjve” ia nisën të më shanin e kërdisnin, se iu bashkova “Sali Serbit”, iu bashkova tradhëtarëve të kombit, etj etj etj. Patjetër që përveç “lojëditurve”, shumica e atyre që mi thonin këto ishin komunistë kokë e këmbë.


Nisa të rritem, e vit pas viti shihja e fillova të kuptoj edhe unë disa gjëra.


Sa më shumë kuptoja, aq më fort flisja.


E mu turrën këta brenda PD, duke më shpallur “komunist e bir komunisti”, madje më bënë edhe “nip të Sulo Gradecit”, e ku di unë çfarë marrëzishë shpiknin e sajonin mendjet e sëmura dhe të liga.


Nuk e kuptoja çpo më ndodhte, veç e ndjeja se sa më shumë flisja të vërteten pafajësisht për çdo padrejtësi, zullum, ligësi e shmangie nga parimet e vlerat demokratike, aq më shumë armiq bëja brenda PD, e asnjë mik nuk e fitoja jashtë PD..


E çuditshme apo jo?


Ndërsa armiqtë brenda PD, u bënë pothuajse e gjithë kupola drejtuese e PD, kurrë asnjë mik jashtë PD nuk më vlerësoi e as mu afrua pse flisja të vërtetën me guxim…


Për të gjithë jashtë PD, isha e mbetesha sidoqoftë, “këlysh i Saliut”..


Edhe pse unë kurrë nuk e pata as shansin e as mundësinë, të jem ndonjëherë drejtues në PD, apo me ndonjë ofiq, post, a rol në PD, me PD, nga PD..


Kurrë.


As tundës dere nuk kam qenë kurrë në PD, sepse ata nuk më deshën kurrë.


Kurrë nuk kam patur asnjë detyrë as të lartë e as të ulët në Administratën Publike apo në Qeverisje, as lart e as poshtë, as në Qeverisje Qendrore e as Lokale.


Kurrë.


As tundës dere nuk kam qenë, në Administratën Publike a Shtetin Shqiptar.


Kurrë në jetën time nuk kam qenë në punë as në PD, as nga PD, as me PD, as prej PD, kurrë.


Kurrë në jetën time nuk kam qenë as në punë shteti.


Kurrë.


Asnjëherë, asnjë qindarkë e shtetit shqiptar, asnjë qindarkë e Buxhetit Shqiptar, asnjë qindarkë e taksapaguesve shqiptarë, nuk ka hyrë në xhepat e mi.


Kurrë.


Dhe këtë askush nuk ma ka vlerësuar e as ma kanë numëruar si vlerë.


Këta të PD, ma kanë plasur turinjve si: “dështim”, “paaftësi”, “njeri kot”, e më kanë sulmuar e përçmuar papushim të paktën në 30 vitet e fundit të jetës sime.


Ama, as këta të PS nuk ma kanë quajtur.


Për militantët e PS dhe për kupolën e PS, unë kam qenë gjithmonë “këlyshi i Saliut”…


Të PD më mallkonin e shanin si “njeri kot”, “delirant”, “i pavlerë”, sepse flisja të vërtetën, e nuk pajtohesha me të ligjtë e me poshtërsitë e tyre.


Këta të PS më mallkonin si PDist e Berishist..


Një jetë të tërë e njëjta histori balte e sulmi mbi mua…


Edhe pse në 2008, unë isha i vetmi anëtar k PD që fola me zë e figurë për krimin e madh të Gërdecit, askush nuk e mbajti shënim.


Edhe pse në 2009, unë isha i vetmi, i vetmi anëtar i PD, që kundërshtova Koalicionin e Ndytë PD - LSI, askush nuk e mbajti shënim.


Edhe pse në korrik 2009, në dëshmi të qartë nderi, u largova nga PD, duke deklaruar me shkrim, e me zë e figurë, mosdakordësinë time e madje zemëratën time për Koalicionin Qeverisës PD - LSI, askush nuk mbajti shënim.


Për këta të PD, isha e mbeta “delirant”, “mashtrues”, “njeri kot”, “njeri i pavlerë”, por që i shtuan edhe “i shitur tek Rama”…


Për këta të PS, isha, mbeta, e mbetem PDist, “këlysh i Berishës”…


Mu shtua në listën e armiqve sulmues e mallkues edhe LSI pas 2009.


Qeveria PD - LSI, me lanë pa punë, më prenë çdo burim financiar jetese, më përndoqën e masakruan në çdo qelizë të jetës sime, e shkatërronin çdo gjë që unë e ndërtoja me shumë mund e sakrifica e vuajtje me djerësn time.


Këta të PS vijonin e më quanin “PDist”, “këlysh i Saliut”.


Unë dhe familja ime e dimë sesi kemi mbijetuar…


Ne e dimë dhimbjen e plagën tonë për të mbijetuar pa u përkulur, pa u shitur, e pa bërë asnjë pazar e asnjë kompromis me askënd…


Unë bëja betejat e mia civile e publike si folës i së vërtetës, e jetoja e mbijetoja, me djersën time, me nder e vlerë..


Por pse nuk ulja kokën kurrë, për këta të PD e LSI, isha “i pavlerë”, “mashtues”, “delirant”, “njeri kot”, e për këta të PS mbetesha e mbetem “PDist”, “këlysh i Saliut”.


Saliu smë deshi kurrë e ma vrau jetën.


PS më quante “këlysh të Saliut”…


Ec e jepi dum kësaj…


Kur krejt i vetëm, bëra në 2015, betejën kundr Mafias Farmaceutike, kundér Mafias Estetike të Qeverisë Rama, kundër Edi Ramës, Ilir Beqajt e Ogerta Manastirliut, kundër batërdisë tek Onkologjiku dhe kundër ilaçeve të skaduara e falcifikuara, PD më la vetëm, Edi Rama dhe PS më shpallën “armik shteti” e madje armik të përjetshëm.


Ndërkohë askush nuk më doli në krah.


Askush.


I vetëm u kërcënova, masakrova.


Durova.


I mbajta.


Listës së Armiqve të mi iu shtuan edhe “Mafia Farmaceutike”, por edhe Pronarët e Mediave që janë njësh me “Berishën, Ramén, Metën dhe Mafian Farmaceutike”.


Më zhdukën nga mediat.


Më dënuan me harresë.


Më sulmuan jetën time.


Ma shkatërruan çdo kontratë pune si Pedagog apo eksperte ekonomie që e fitoja me zotësi e dije personale në sektorin privat.


Së bashku, PD, PS, LSI, dhe Mafia Farmaceutike, bënë të pamundurën ta mjerojnë e rrënojnë jetën time.


E jo vetëm aq.


Sulm frontal kundér bukës sime të gojës.


Por prej 2016, kanë bërë sulm frontal së bashku edhe për të më zhdukut fare nga mediat, por edhe për ta “shkatërruar”, “asgjësuar” emrin tim me shpifje e sajesa e thashetheme e baltë e vrer e llum, të pamatë.


Ndërsa më zhdukën nga mediat, në “terren”, në ushtritë e tyre me militantë vetëm zbraznin tonelata me baltë e vrer e llum mbi mua.


Ndërsa më luftonin bukën e gojës e më fshinin çdo kontratë pune duke më përndjekur si hijena, më turrnin ushtritë e lapangjozëve të tyre me pyetje: He mo cpo ben ti? Spo bën gjë.. Ke 20 vjet që bën gam gam e llaka llaka.. Vetëm fjalë ke ti…


Sepse lufta e tyre kundër meje synonte shuarjen time totale, ose keqkuptimin total të njerëzve të thjeshtë e të ndershëm me mua..


Njerëzit e thjeshtë e të ndershëm, që nuk e dinin e nuk kanë nga ta dinë historinë e jetës sime, gjykonin me çdëgjonin nga “Ata, PD, PS, LSI, Mafia Farmaceutike”, për mua, dhe krejt shumë pak nga unë me aq sa mund të dilja unë në pah nga rrjetet sociale ku u bë vendi i vetëm i komunikimit tim publik.


Ja ku jemi sot, unë njeriu i vetmuar, që kam bërë beteja personale e publike plot nder e sakrifica, njeriu i vetmuar i revolucionit tim të vogël, dhe ata “protestuesit” që kanë 36 vite që votojnë PS, PD, LSI..


Unë nuk e kam votuar kurrë PS.


E kam votuar vetëm 1 herë PD në 1996, por që edhe atëherë më shkoi bosh se i vodhën vetë ata.


Unë që nuk e kam votuar kurrë, kurrë asnjë parti tjetër në Shqipëri, përveç LRE, dhe “sheshi plot me popullin protestues” që ka 36 vite që voton PS, PD, LSI, që voton Tom Doshin e Fatmir Mediun, etj etj etj…


Dhe meqë unë nuk jam në atë “sheshin” e Revolucionit të Madh, sepse dua të mbroj “revolucionin tim të vogël”, unë qenkam prapë tradhëtari, i ligu, i shituri???


Prapë unë qenkam i keqi?


Mirë PD, PS, LSI, Mafia Farmaceutike, Oligarkët, Pronarët e Mediave, Moderatorët, Kryeredaktorët, Analistët e shërbëtorët mediatikë të Regjimit, Sorosi, Soroistët, Veliajistët, Ballukistët, Bashistët, Alibeajistët, Partitë e Reja, erdoganistët, itanianët, Grekët, e ku di unë kush tjetër më kanë shpallur armik, e shprazin mbi mua të njëjtin arsenal balte, llumi, vreri, sharjesh, etiketimesh, mallkimesh, por tani po më shpallin armik edhe këta “Flamingot e Revolucionit”, e nuk e kuptoj pse?


Nuk e kuptoj pse..


Sinqerisht.


Unë nuk jam kundër tyre.


Unë jam “revolucionar i nderit, të vërtetës, kombëtarizmit dhe virtytit të përditshëm”.


Si i till ngre pyetje publike për të ndihmuar qytetarët që besojnë vërtetë tek ai revolucion, nga Pronarët e Fshehtë në prapaskenë…


Sepse nëse unë mbijetoj, me nder e sakrifica pafund, me djersë e ndalesa, nën mohim e bllokim, nën pengesa, e nën sulm, shumë nga ata “flamingot” e prapaskenës dhe skenës, mikrofonit e rrethmikrofonit, janë “baronë” projektesh e milionash..


Por nejse…


Armiq si unë pastë Shqipëria…


Si të doni ju…


Fitofshi o popull revolucionar flamingosh, por kujdes mos u ktheni pas revolucionit fitimtar, në popull votues të Ramës, Berishës, Metës, Mediut e Tom Doshit…


I vetmuar e armik isha para “flamingove”, i vetmuar e armik jam gjatë revolucionit të flamingove, i vetmuar e armik do jem edhe pas fitores së revolucionit të flamingove..


Nuk kam ç’bëj..


Ky qenka çmimi i karakterit, nderit e të vërtetës.


Unë kujtova se flamingot ishin Pelikanë, nuk e dija që edhe flamingot ishin “Pelitikanë”…


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page