top of page

Edhe një sqarim i detyruar, për të mos patur asnjë keqkuptim me askënd…

19 hours ago
3 min read

Prej 2 javësh po përpiqem të jem i qartë dhe të ndaj shapin nga sheqeri, këtu në Faqen time e në Rrjetet e mia Sociale…


Qëndrimet e mia, janë të miat dhe të Rinisjes.


Ju pëlqejnë apo nuk ju pëlqejnë, ju lutem kuptojeni e pranojeni, se mendimet e mia dhe qëndrimet e mia dhe veprimet e vendimet e mia, janë të miat dhe të Rinisjes.


Ta kuptoni qartë:


Unë nuk jam i majtë…


Jam kundërshtar doktrinor, ideologjik dhe i vendosur i së majtës.


Unë nuk jam Socialist e as me PS e as me Edi Ramën e me asnjë Grup a palë brenda PS…


Jam kundërshtar doktrinor, ideologjik dhe i vendosur i së majtës, i Socialistëve, i PS, i Edi Ramës, i Qeverisjeve të PS dhe të Edi Ramës, e nuk jam me asnjë Grup a palë brenda PS….


Jam kundërshtar i qartë, i vendosur i PS, të Majtës, Edi Ramës, Qeverisë e Qeverisjeve të PS dhe i të gjitha palëve e Grupeve brenda PS…


Unë nuk jam as Soroist as i asnjë Strukture a Fondacioni apo Shteti të Huaj…


Jam kundërshtar doktrinor, ideologjik dhe i vendosur i çdo shërbëtori të Sorosit, e të çdo Strukture e Fondacioni e Vendi të Huaj.


Ndaj nuk kam fare, fare, fare nevojë për mbështetjen, simpatinë e as inkurajimin dhe vleresimin e askujt, që keqkupton apo keqpërdor qëndrimet e mia…


Nuk shkruaj për Pëlqime, sepse nuk dua Pëlqime.


Nuk shkruaj për Audiencë, Popullaritet, Pëlqyeshmëri, Famë, Vlerësime, Vota apo Qëllime Elektorale, sepse nuk dua Audiencë, Popullaritet, Pëlqyeshmëri, Famë, Vlerësime, Vota apo Qëllime Elektorale.


Nuk i dua e nuk i kërkoj.


I refuzoj madje nëse nuk vijnë nga ndërgjegja e kuptimi.


Unë shkruaj, veproj e flas sepse kërkoj ata e aq njerëz sa ndihen se duan të më njohin, kuptojnë e bashkëndajnë me mua, idetë, vizionin, qëllimet, mendimet dhe qëndrimet e veprimet që unë shpalos këtu në këtë Faqe e në të gjitha Rrjetet e mia Sociale.


Kush nuk më njeh e nuk me pranon si Arian Galdini e si Rinisje, le te më bëjë Bllok dhe Delete.


Nuk dua askënd të keqkuptojë apo keqpërdorë qëndrimet e mia, mendimet e mia, pozicionimin tim dhe vendimet e veprimet e mia.


Nuk dua solidaritet shterpë të majtësh e socialistësh, thjesht dhe vetëm pse unë mbaj qëndrime të forta kundërshtuese, ndryshe, kritike e denoncuese ndaj Opozitës, PD, Partive të Reja, Flamingove, Studentëve e Dhunës.


Mua nuk më përdor dot askush e nuk kam ndërmend të lejoj askënd që të më përdorë qoftë edhe nënkuptueshmërisht e tinëzisht.


Ju të majtët e socialistët, që nuk e kuptoni nga më burojnë mua qëndrimet e mendimet e mia, tani e dini…


E keni të qartë kristal tashmë.


Ju lutem, sinqerisht ju lutem, ta dini mirë se unë jam i djathtë, opozitar, e jam kundër PS, të Majtës e kundër Edi Ramës, sa jam vendosmërisht kundër dhunës, kundër Mashtrimit të Madh dhe Katovicës së Re.


Ndaj ose me njihni e kuptoni e mbështesni si Arian Galdini i djathtë, Opozitar dhe i Rinisjes, ose Faleminderit për mirëkuptimin, por nuk i dua, as i kërkoj, as i vlerësoj e as kam nevojë, për komentet tuaja mbështetëse…


Jam i prerë në këtë kërkesë.


Jam i vendosur dhe i prerë.


Kujt nuk i pëlqen, ju lutem më bëni Bllok dhe Delete.


Në Faqen time këtu, e në Rrjetet e mia sociale, dua të komunikoj me njerëz e qytetarë që njohin, kuptojnë, ose që duan të njohin e kuptojnë Arian Galdinin dhe Rinisjen.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page