Edi Rama, kam një pyetje të drejtpërdrejtë:

Pse Policia Shqiptare po tregohet kaq e dhunshme, e paaftë dhe skandalozisht jo në gjendje të mbrojë rendin dhe sigurinë publike?
Pse kaq shumë dhunë mbi Protestuesit?
Pse këto skena të turpshme të makinave të policisë që turren si të marra mes Protestuesve duke rrezikuar jetë njerëzish?
Pse kaq shumë paaftësi për parandalim, ndalim, dhe sigurim të rendit e paqes publike?
Këtu shpreh vlerësimin dhe nderimin tim për Policët, për çdo Polic në krye të detyrës që vepron sipas ligjit, i bindet ligjit dhe mbron e mbështet qytetarët, institucionet, rendin kushtetues, pronën publike e private.
Turp për ata Policë të zellshëm militantë që e përdorin dhunën si kriter “besnikërie partiake” për të bërë padrejtësisht karrierë policore.
Turp për çdo militant të bërë polic e për çdo polic që sillet si militant.
Por unë pyes, pse zjarret e flakët po djegin gjithçka, tani që SPAKu po trokiste pranë portave të Kryeministrit?
Kush ka interes për këtë zjarr e flakë që po rend më shpejt se SPAKu..
Edhe sikur të digjen edhe sikur mos të digjen realisht letrat, çdo urë zjarri mbi Institucionet, do të jetë alibia e çdo hajduti, për të deklaruar se “letrat i morri flaka, u dogjën e zhurritën”…
Unë dyshoj shumë se flakët po djegin letrat që duhej të shkonin në SPAK…
Dyshoj se dikush po djeg Shqipërinë, bashkë me letrat, para se të shkojë SPAK tek letrat…
Dyshoj shumë..
Më kanë thënë shumë “pro dhunarë”: Mos u shqetëso se letrat janë online…
E më vjen për të qeshur e për të qarë me ta..
Se edhe bufi e di që online dmth e-Albania është e Gys Agasit dhe haremit të tij…
Apo jo?
Kaq




Comments