top of page

Epo bela e madhe me këta…

Oct 18
1 min read

Më kënaqin fare këta komentuesit që vijnë me lista pyetjesh, e komente ku kërkojnë sqarime e ndriçime nga unë, sepse nuk u mjafton statusi ku u ka rastisur të komentojnë për të kuptuar qartë, saktë e drejtë qëndrimet e mia…


Kur unë u them se asnjë status i imi nuk është as fillimi, as fundi i komunikimit tim e as i vetmi postim i jetës time, nuk e kuptojnë mesazhin.


Kur u them, kam një jetë të tërë që veproj, komunikoj, shkruaj, flas, postoj, bëj videomesazhe, bëj live, mbaj qëndrime, këta më thonë, epo skemi kohë të të lexojmë e dëgjojmë, por na sqaro e ndriço ti…


Epo bela e madhe me këta…


O njerëz, kush do përgjigje, harxhon e shpenzon kohën e vetë, jo kohën time.


Mos prisni të harxhoj unë kohën time për tju ndriçuar e sqaruar juve, sepse e kam bërë “investimin e kohës time”, sa herë kam shkruar e kam folur, e nuk mund ta shpenzoj kot sa herë ka “kuriozë” në rrjete sociale.


E keni të thjeshtë, ose mos më ndiqni e mos më lexoni fare, ose harxhoni kohën tuaj për të sqaruar veten tuaj.


Tek e fundit unë nuk i kam detyrim askujt as shpjegime e as sqarime…


Secili, ka të drejtën e lirinë të jetë a mos jetë dakort me mua, të më lexojë a mos më lexojë, të më ndjekë a mos më ndjekë.


Kaq.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page