top of page

Falenderim i sinqertë për mikpritjen në Pogradec🙏🇦🇱🫶


Me zemrën plot mirënjohje dhe me shpirt të prekur nga dashuria që ndjeva, dua të falënderoj me gjithë qenien time qytetarët dhe intelektualët e Pogradecit për mikpritjen e ngrohtë dhe mirëpritjen e thellë që i bënë librit tim Neoshqiptarizmi dhe mua si autor.


Pogradeci, qytet i bukurisë së heshtur dhe mendimit të kthjellët, u bë për një ditë shtëpia e Neoshqiptarizmit.

Fjalët tuaja, vëmendja juaj, prezenca juaj fisnike e kthyen këtë promovim në një takim shpirtëror, ku fjala dhe ndërgjegjja ndriçuan njëra-tjetrën.


Një falënderim i veçantë shkon për Bibliotekën e qytetit “Mitrush Kuteli”, që hapi dyert dhe zemrën për këtë ngjarje.

Në këtë tempull të fjalës së shkruar dhe mendimit të gjallë, Neoshqiptarizmi gjeti një truall të pastër ku mund të mbillet besimi dhe vizioni për një shqiptari të kthjellët dhe ndërtuese.


Me shumë mirënjohje falënderoj Drejtoreshën e Bibliotekës, znj. Afërdita Duka, për ndihmesën e saj të vyer dhe përkushtimin në organizimin e këtij promovimi.

Gjithashtu, një falënderim i veçantë për Sandri Bajraktarin, që me përkujdesje e dashamirësi u bë ura që lidhi librin me lexuesin.


Neoshqiptarizmi është më shumë se një libër.

Është një thirrje për kthjellim kombëtar, për rikthim te rrënjët dhe për ndërtim të së ardhmes mbi vetëdije, dinjitet dhe dashuri.

Një ftesë për çdo shqiptar që kërkon të jetë jo thjesht pjesë e historisë, por ndërtues i saj.


Së shpejti, do të botohet edhe libri im i ri:

“Dekalogu i Shqiptarit”

Një udhërrëfyes i ndërtuar mbi dhjetë parime thelbësore që përmbledhin shpirtin e një shqiptari të lirë, të vetëdijshëm dhe të përkushtuar ndaj atdheut dhe vetvetes.

Një ftesë për reflektim, formim dhe veprim, në një kohë kur shqiptaria ka nevojë për themele të reja dhe për zemra të kthjellta.


Faleminderit Pogradec.

Faleminderit që i dhe fjalës një shtëpi të bukur, dhe autorit një përqafim të sinqertë.

Me respekt dhe mirënjohje,

Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page