top of page

Fiksojeni mirë e mos e keqinterpretoni e as keqvendosni e as mos e keqkuptoni:



Unë nuk jam me konglomeratin që po lufton në prapaskenë për zotërimin dhe pronësinë e Protestës a Revolucionit tuaj.


Por sigurisht që jam me sovranitetin e qytetarit dhe me qytetarët e ndershëm e te sinqertë që po besojnë tek këto Protesta a ky Revolucion.


Nuk jam pjesë as e nismëtarëve e as e organizimit të saj.


Nuk dua, nuk pres, nuk synoj, nuk kërkoj asnjë mandat prej saj.


Nuk flas në emër të saj.


Flas si qytetar, e ndjej e kam detyrë të them se çdo protestë që flet në emër të popullit duhet të provojë mandatin e popullit.


Jam kundër pronësimit të Protestës a Revolucionit .


Jam kundër çdo forme që e kthen qytetarin në dekor të mikrofonit.


Revolucioni im i vogël është dinjiteti që nuk pranon pronar, prandaj nuk mund të pranoj që edhe revolucioni i madh të plaçkitet nga pronarë zaptues pa pyetur qytetarin.


Pikë

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page