top of page

Gjuha është gjurmë pronësie



Kur të njëjtat sharje, të njëjtat etiketa dhe i njëjti vrer vijnë nga kampe që thonë se janë armiq, pyetja nuk është kush më shan mua.


Pyetja është kush ua ka mësuar të njëjtën gjuhë. Gjuha tregon pronarin.


Nuk ka rëndësi pse më shajnë mua.


Ka rëndësi pse përdorin të njëjtën gjuhë.


Sepse gjuha nuk është rastësi.


Gjuha është gjurmë pronësie.


Këtë punën për manipulim algoritmesh, koordinim masiv, raportime të organizuara, komente të sinkronizuara, mbushje të hapësirës me propagandë, e thotë dikush nga PD, e unë nuk kam pse shtoj shumë.


PS dhe PD e dinë shumë mirë si funksionojnë milicitë virtuale të vrerit.


Pyetja ime është tjetër, pse e njëjta metodë shfaqet edhe nën maskën e “revolucionit”?


E ndërkohë, për vite me radhë shumë miq të mi më thoshin privatisht se më jepnin të drejtë, por nuk guxonin të linin as një shenjë publike, sepse faqja ime ishte “patate e nxehtë”.


Sot i shoh të njëjtët njerëz trima me Flamingot e për Flamingot e si Flamingo.


Pyetja ime është e thjeshtë, kush ia uli çmimin guximit?


Çfarë i trimëroi këta miqtë e mi që deri dje heshtnin si “fije bari” se kishin frikë mos prishnin ekuilibrat me PS e PD???


Kush ia uli çmimin guximit????


Kjo protestë ka plagë reale shqiptare, por mbi të po varen flamuj, interesa dhe axhenda që nuk ia thonë emrin qytetarit.


Unë nuk merrem me sharësit.


Merrem me gjuhën që i bashkon.


Gjuha tregon pronarin.


Unë nuk kërkoj mandat.


Prandaj pyes për mandatin tuaj.


Unë nuk kërkoj mikrofon.


Prandaj pyes kush e mban mikrofonin.


Unë nuk kërkoj votë.


Prandaj pyes kush po e merr qytetarin hua.


Nuk kam më asgjë për të shtuar për “milicitë virtuale të vrerit” e as për median.


Nuk kam më asgjë për të shtuar për sharësit.


Tani mbetet vetëm gjëja e madhe:


Pushteti të tregojë dokumentin,

Protesta të tregojë mandatin,

Media të tregojë lirinë.


Qytetari nuk merret hua.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page