Guximi nuk lind në sheshe të mbushura me turma
- Arian Galdini

- Aug 17
- 1 min read

Guximi nuk lind në sheshe të mbushura me turma.
Ai lind në çastin e parë të mëngjesit, kur vendos të mos e jetosh ditën si dje.
Është një vendim i heshtur, i brendshëm, që i thotë vetes: “Sot nuk do të jem spektator i jetës sime.”
Shumë e matin guximin me madhësinë e veprës.
Por guximi fillon më i vogël se kaq, me një fjalë që thua kur të tjerët zgjedhin të heshtin, me një hap që bën kur shumica zgjedh të qëndrojë.
Nga këta hapa të vegjël ndërtohet rruga që të çon në fitoret e mëdha.
Nëse sot zgjedh të mos e përdorësh guximin, e nesërmja nuk ka pse të të besojë.
Sepse guximi nuk është dhuratë që të vjen, është muskul që e forcon vetëm duke e përdorur.
Mëngjesi i sotëm është ftesë, mos zgjidh rrugën më të lehtë, por rrugën që e bën Shqipërinë më të drejtë.
Të dielë të mbarë të gjithëve🙏🫶
.png)










Comments