top of page

Jam kundër dhunës dhe pikë.

12 minutes ago
1 min read

Jam kundër dhunës po aq sa jam kundër Edi Ramës.


Jam kundër dhunës po aq sa jam kundër korrupsionit dhe kundër të korruptuarve.


Të jesh kundër dhunës, të dënosh dhunën dhe dhunarët, nuk do të thotë kurrësesi e në asnjë formë e mënyrë, se je pro dikujt tjetër.


Jam kundër dhunës dhe kaq.


Nuk ka lidhje dënimi i dhunës, me të qenurit pro dikujt.


Jo or jo.


Jam kundër dhunës, jam kundër dhunarëve, jam kundër Edi Ramës, jam kundër qeverisë Rama, jam kundër hajdutëve e xhambazëve në Qeverinë Rama e madje të të gjitha këtyre 36 viteve…


Nuk i kuptoj, matrahulat që kur unë dënoj dhunën, më shkruajnë: Pse i del në mbrojtje këtyre apo atyre…


Jo or jo.


Jam kundër dhunës a e kuptoni dot?


E dënoj dhunën me gjithë forcën time.


E urrej dhunën me gjithë forcën e dijen e dijeninë time, po aq sa urrej Xhambazët e Pushtetshëm dhe të Korruptuar…


Sidomos sot, dhuna është jo vetëm e ligë, por sot është edhe përdhosëse e Pavarësisë dhe Festës Kombëtare.


Në historinë botërore, nuk do gjeni një rast të dytë, Protestash të Dhunshme në ditë Feste Kombëtare.


Festat Kombëtare janë të shenjta.


Kush përdhos festën kombëtare, lë një njollë të pashlyeshme në historinë e Kombit.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page