Një sqarim i detyruar:

Unë jam Arian Galdini.
Nuk jam i majtë, nuk kam asnjë lidhje me të majtën.
Nuk mbroj të majtën, nuk mbroj pushtetin.
Jam fuqimisht e energjikisht opozitar e kundërshtar i së majtës dhe i PS.
Jam fuqimisht dhe energjikisht opozitar dhe kundërshtar i Edi Ramës dhe Qeverisë tij.
Jam fuqimisht dhe energjikisht opozitar dhe kundërshtar i çdo xhambazi të korruptuar dhe çdo akti korruptiv.
Jam i djathtë, i përkas të djathtës së dinjitetit.
Jam shqiptarist.
Por jam kundër dhunës po aq sa jam kundër PS.
Jam kundër dhunës, po aq sa jam kundër Edi Ramës.
Jam kundër dhunës po aq sa jam kundër korrupsionit dhe të korruptuarve.
Kur unë distancohem nga dhuna, e bëj me ndërgjegje, sepse jam filozofikisht, kulturalisht, patriotikisht, doktrinalisht kundër dhunës.
Unë besoj tek Shqipëria e Urtisë, besoj tek Shqipëria Mendonjëse.
Nuk mbroj askënd, kur dënoj dhunën.
Nuk bëhem me askënd e nuk i dal në krah e mbrojtje askujt kur dënoj dhunën e kur distancohem nga dhuna.
Sidomos sot..
Sot jam Pro Flamurit Kombetar.
Sot jam padiskutim e me gjithë shpirt Pro Shenjtërisë së 28 nëntorit.
Sot jam me mish e shpirt e mendje e zemër pro Kombit Shqiptar e për mosnjollosjen e Festës Kombëtare, Festës së Flamurit.
Kush e kupton këtë, le të rrijë këtu në Faqen time e në rrjetet e mia sociale.
Kush nuk e kupton, ju lutem ikni, largohuni nga kjo Faqe e nga Rrjetet e mia Sociale.
Dhe diçka të fundit, ngjarjet e sotme janë kthyer edhe në një vijë të kuqe për mua si Arian Galdini.
Unë betohem sot para Flamurit Kombëtar, se nuk do të bashkëpunoj kurrë me askënd që sot ka përdhosur këtë 28 nëntor.
Distancohem thellësisht, vendosmërisht e qartësisht nga dhuna dhe nga përdhosja e këtij 28 nëntori nga dhunarët matrahula e haxhiqamilistë…
Rroftë Flamuri KuqeZi🇦🇱🫶
Rroftë Kombi Shqiptar🇦🇱🫶





Comments