top of page

Jeta nuk është garë

ree

Ditët shpesh i mbajmë mend nga stresi, ngutja, lodhja.

Por mbrëmja është ftesë për të parë diçka tjetër, një bisedë me familjen, një shëtitje e qetë, një mendim i mirë që e ndan me dikë.


Jeta nuk është vetëm garë për të bërë sa më shumë.

Është edhe kujdes për të mos humbur gjërat e vogla që e mbajnë shpirtin gjallë.

Një fjalë e mirë, një buzëqeshje e sinqertë, një ndihmë e vogël, shpesh vlejnë më shumë se çdo sukses i madh.


Sot mbrëmja na kujton të mos e lëmë ditën të mbyllet vetëm me lodhje, e as me brenga e pengje.


Të mendojmë për atë dritën e vogël, sado të vogël që kemi dhënë, me apo pa dijeninë tonë, nëpërmjet akteve të thjeshta të mirësisë e dlirësisë.


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page