top of page

Jo dhunës. Pikë.

Oct 26
3 min read

Jam kundër dhunës.


Në vitin 1997 kam qenë studenti që kam nismuar, themeluar e drejtuar Komitetin Studentor për Pajtim Kombëtar.


Në vitin 2007, kur Edi Rama dhe PS bllokuan proçesin e zgjedhjeve lokale, unë me FDE - Forumi për Demomraci dhe Etikë, organizuam Marshimin e Paqes.


Fill të nesërmen pas 21 janarit 2011, unë kam nismuar, themeluar e drejtuar Lëvizjen e Dalëzotasëve, me të cilën vepruam për pajtimin dhe paqtimin e palëve politike, dhe mblodhëm edhe mbi 5000 firma qytetarësh në mbështetje të Paqes dhe Kundër Dhunës.


Në të gjitha këto raste e vite, e kam jetuar njëlloj këtë marrëzi publike e këtë çmenduri militantësh dhe verbtësi e shurdhtësi nga pothuajse të gjithë intelektualët, akademikët, artistët, sportistët, figurat publike, të cilët gjithmonë ndahen e struken apo krekosen o tek Llogoret e Pushtetit (pavarësisht se kush është në Pushtet) ose tek Llogoret e Opozitës (pavarësisht se kush është në Opozitë.)


Njëlloj, të gjithë militantë e skuthokratë, mendjeçartur e intelektualë, akademikë, artistë, sportistë e figura publike, turren të mbrojnë njërën nga palët, Qeverinë ose Opozitën, dhe mallkojnë e shajnë e nënçmojnë e madje edhe kërcënojnë këdo si unë, që flet e shkruan për Paqen e Kundër Dhunës.


Kjo fushatë e histeri skizofrenike me sharje, mallkime, kërcënime, tallje, përçmime, nuk është hera e parë që më ndodh mua…


E kam jetuar e përjetuar sa herë kam shkruar, kam folur e vepruar Për Paqen e Kundër Dhunës, në çdo vit e në çdo kohë.


Ironia e paradoksi, a e dini se kush është?


Se në fund fare, kur Shqipëria është djegur, e pasojat janë shkaktuar aty si gjurmë ndërbreznore, këta dhunëdashësit e sotëm, këta që sot bëjnë si Heronj të Hazdisur që do na çlirojnë nga Diktatori e do na sjellin lirinë, prapë do hyjnë në rreshta e do bëhen bashkëndarës e bashkëjetues “elitarë” me vetë Diktatorin dhe Diktatorët e këtij vendi.


Këta që sot mbjellin kaq shumë urrejtje, njëlloj si dje, kur grazhdoheshin me fondet e Sorosit, Qeverisë, Bashkisë, Ramës, Veliajt, Ballukut, Oligarkëve e Grupeve Kriminale, do rikthehen edhe nesër, sikur asgjë nuk ka ndodhur, të rigrazhdohen nga po të njëjtat duar.


Mbajini mend Politikanët, Intelektualët, Akademikët, Sportistët, Figurat Publike që sot janë Revolucionarë e pro dhunës.


Mbajini mend.


Sepse nesër do ti keni në listat e fondeve të Qeverive, Bashkive, Sorosit e kështu me radhë…


Vetëm mbajini mend.


Mbajini mend sesi këta që thonë : O Sot o Kurrë, e Ja Vdekje Ja Liri, nesër do zgërdhohen e kapërdisen me Edi Ramën e me EdRamistët, duke folur për Reforma e Zhvillim..


Mbajini mend…


I vetmi njeri që këta urrejnë së bashku, e të cilin e mallkojnë e shajnë e kërcënojnë së bashku, jam unë.


Mua më shajnë e urrejnë militantët trushplarë të Edi Ramës.


Mua më shajnë e urrejnë militantët trushplarë të Sali Berishës, Partive të Reja (Lapaj, Qori, Shehaj), Flamingot, “Studentët”…


Të gjithë këta në fund do jenë bashkë.


Të gjithë këta veprojnë e mendojnë njëlloj kundër meje, duke më bërë mua të vetmin njeri që e kanë zhdukur nga mediat, e kanë dënuar me harresë, e duke më sharë, mallkuar, kërcënuar e mbuluar me baltë e përçmim…


Sepse këta jetojnë me dhunën e nga dhuna.


Prandaj janë bashkë Pro Dhunës, e kundër çdo njeriu si unë që flet, kërkon e vepron për Paqen.


E megjithatë, edhe pse me të gjithë këta kundër, unë prapëseprapë, e them dhe përsëris:


Jam Kundër Dhunës.


Pikë.


Bekuar qofshin Paqebërësit🇦🇱🙏

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page