top of page

Ju lutem të gjithë militantëve socialistë e të majtë, ju lutem, nuk kam nevojë fare për vlerësimet dhe komentet tuaja e as për mbështetjen tuaj

Oct 26
1 min read

E nuk po flas këtu për përkatësinë si socialistë e të majtë si ide e doktrinë e ideologji, sepse idetë e bindjet tuaja, jane liria dhe e drejta juaj, e për mua janë të shtrenjta e të çmuara të drejtat dhe bindjet dhe idetë e kujtdo, cilatdo qofshin.


Por po flas për militantët e verbër, që edhe kur e shohin të keqen, e pranojnë.


Edhe kur e dinë të vërtetën ose e relativizojnë duke e krahasuar me Saliun, ose e mohojnë fare.


Po flas për militantët e verbër që Partinë e kanë nënë e udhëheqësin e kanë babë.


Ju lutem, nëse jeni socialistë e të majtë që votoni ende Edi Ramën dhe Qeverinë e tij, nëse jeni socialistë e të majtë që votoni ende “hajdutët e xhambazët” që ju sjell Edi Rama nëpër lista, nëse jeni socialistë që nuk keni këllqe e nder të ndaheni nga hajdutët dhe zuzarët në Qeverisjen e Edi Ramës dhe nga vetë Edi Rama e Përrethsat e tij, nëse jeni socialistë e të majtë e nuk ndaheni nga Oligarkët e Bandat Kriminale që janë në simbiozë pushteti me Edi Ramën e Qeverinë e tij, ju lutem, ju lutem largohuni nga Faqja ime e mos më komentoni kurrë.


Ju lutem.


Lavdërinet tuaja më turpërojnë.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page