Ka ende njerëz që komentojnë tek unë, duke mu drejtuar mua si Kryetar Partie…

Fiksojeni, qartësohuni, mbajeni mend:
Kam dhënë dorëheqjen si Kryetar Partie që në dt 19 shtator 2025…
Prej 19 shtatorit 2025 nuk jam më as Kryetar Partie, as Politikan, as konkurent e as pretendent politik.
Jam thjesht Arian Galdini, qytetar e prind e njeri që ka një jetë të tërë që e refuzon të keqen, çdo ditë të jetës.
Kam qenë student grevist urie, kam qenë në çdo betejë politike e civile kundër çdo xhambazi politik të majtë e të djathtë, kam qenë ai njeri që ka bërë betejën kundër Mafias Farmaceutike, kundër Qeverisë së Mafias Estetike të Edi Ramës, jam vendosmërisht opozitar, i djathtë, besimtar në Zot, e me mish e shpirt kundër Klubit të Plaçkaxhinjve Rama - Berisha - Meta, Soros, Veliaj, Oligarkë, Pronarë Mediash e Grupe Kriminale etj, etj, etj…
Asnjë ditë nuk kam qenë në punë në shtet a qeveri a parti në 36 vitet e fundit.
Asnjë qindarkë nuk ka hyrë në xhepat e mi a në jetën time nga Qeveritë, Qeverisjet, Shteti Shqiptar, Partitë Shqiptare, Fondacione të Huaja a Donatorë të Huaj…
Asnjë vend pune a mundësi jetese nuk e kam arritur as fituar kurrë nga asnjë Parti, Qeverisje, apo Fondacion i Huaj..
Asnjë.
Kam punuar gjithmonë si Pedagog dhe Ekspert me djersë, mund e sakrifica.
Nuk jam politikan, nuk konkuroj, nuk dua të konkuroj më, e nuk kam as në plan e as në dëshirë të jem më konkurent politik…
Pra, nëse shkruaj e flas, atë që unë e mendoj e si e mendoj, e bëj sepse ashtu e besoj dhe pikë.
As kam asnjë interes, qëllim, a plan a strategji për apo kundër ndokujt..
Dua të flas të vërtetën time, dua të shkruaj të vërtetën time dhe pikë.
As ia imponoj askujt të vërtetën time, e as i them askujt pranoje, besoje…
Secili si të dojë.
Ndihuni të lirë.
Por mos shani e mallkoni e as mos hidhni baltë e vrer.
Kaq





Comments