Kjo nuk është revoltë, as revolucion e as protestë

Ky është turp turp turp…
Është turpi i dhunarëve por edhe turpi i “spektatorëve” që u bëhen mburoja e duartrokitësit e “dhunarëve”…
Kam lexuar komente të çmendur e postime skizofrenike, ku avoktë, intelektualë, analistë, gazetarë, deputetë, artistë, lëvdojnë aktet e dhunës, madje kam parë e lexuar komente ku në videot me policin që merrte flakë, me dhjetra njerëz shkruanin poshtë: Bravo, vritini e digjini të gjithë, etj etj etj…
E tmerrshme, e tmerrshme…
Ku ka shkuar logjika e arsyeja në këtë vend…
A jeni në vete o njerëz?
A e kuptoni çfarë po ndodh e po bëni?
Ndaleni dhunën, ndaleni “spektatorizmin ndaj dhunës”, ndaleni mbështetjen dhe inkurajimin dhe heroifikimin e dhunës.
Po bëhet krim i jashtëzakonshëm ndaj Shqipërisë e të ardhmes së vendit tonë.
Bekuar qofshin Paqebërësit.
Kaq




Comments