top of page

Kur Pushteti gjuan Njeriun!


Nga Arian Galdini


Nuk po mbroj protestën.


Nuk po mbroj mikrofonin.


Po mbroj njeriun nga shteti që, për të mos dhënë llogari, e kthen pyetësin në shënjestër.


Këtu nuk mbrohet një grup.


Mbrohet një kufi.


Kufiri që pushteti nuk ka të drejtë ta kalojë, edhe kur kundërshtari i tij është i paqartë, i gabuar, i pamandatuar apo i zhurmshëm.


Sepse njeriu nuk humbet dinjitetin pse gabon politikisht.


Pushteti humbet dinjitetin kur e përdor gabimin e njeriut për të fshehur përgjegjësinë e vetë.


Një qeveri që nuk u përgjigjet pyetjeve, por ndjek pyetësit, nuk po qeveris.


Po gjuan.


Nuk po sqaron.


Po njollos.


Nuk po hap letrat.


Po hap gjuetinë.


Kritika kërkon të vërtetën.


Gjuetia kërkon njeriun.


Kritika hap debatin.


Gjuetia mbyll pyetjen.


Kjo është metoda e pushtetit që i trembet dokumentit, ta zhvendosë gjyqin nga letra te fytyra, nga kontrata te biografia, nga harta te karakteri, nga procedura te njeriu që pyet.


Kur pyetja kërkon kontratë, pushteti nxjerr biografi.


Kur pyetja kërkon hartë, pushteti nxjerr karakter.


Kur pyetja kërkon procedurë, pushteti nxjerr fytyrën e pyetësit.


Kur pyetja kërkon llogari, pushteti shpik armikun.


Ky nuk është debat.


Është regji ndëshkimi.


Kur pushteti shënjestron njeriun, ai nuk kërkon të fitojë debat.


Kërkon ta ulë njeriun nga qytetar në objekt.


Në demokraci, çdo njeri publik mund të kritikohet.


Aktivisti mund të pyetet.


Mikrofoni mund të provohet.


Protesta mund të detyrohet të tregojë mandatin.


Por pushteti nuk është qytetar i zakonshëm.


Pushteti ka administratë, polici, taksa, zyra, patronazh, media të varura, dosje dhe frikën që prodhohet nga pesha e tij.


Prandaj, kur pushteti shënjestron individin, nuk është fjalë kundër fjale.


Është peshë kundër fytyrës.


Është shtet kundër njeriut.


Është aparat kundër dinjitetit.


Pushteti që ka dokumentin nuk ka nevojë për gjueti.


Pushteti që ka të vërtetën nuk ka nevojë për njollë.


Pushteti që ka procedurën nuk ka nevojë për biografinë e pyetësit.


Dokumenti është vendi ku pushteti pranon se nuk është pronar i së vërtetës.


Pushteti që sulmon biografinë e pyetësit ka pranuar se nuk do gjykimin e dokumentit.


Njeriu nuk është vendi ku pushteti fsheh letrën.


Fytyra e njeriut nuk është dosje zëvendësuese për dokumentin që pushteti nuk hap.


Unë nuk jam me protestën kur ajo flet pa mandat.


Por jam kundër pushtetit kur ai shënjestron njerëz për t’i shpëtuar përgjigjes.


Protesta le të tregojë mandatin.


Pushteti të tregojë dokumentin.


Mikrofoni le të tregojë kush e mandatoi.


Kryeministri le të tregojë letrën që e mbron.


Rama nuk po sillet si shtet.


Po sillet si pronar i nervozuar që ka frikë nga inventari.


Rama nuk po mbron shtetin nga protesta.


Po përdor shtetin për të mbrojtur veten nga dokumenti.


Kur kryeministri nuk sillet si kujdestar i dokumentit, por si pronar i inatit, shteti zbret në oborr privat.


Mandati nuk është leje për poshtërim.


Mandati nuk është licencë për gjueti.


Mandati nuk e bën pushtetin pronar të fytyrave, plagëve, dobësive, gabimeve apo biografive të njerëzve.


Kur pushteti bëhet pronar i nervozuar, kultura publike kalbet.


Brezat mësojnë se nuk ka rëndësi dokumenti, por njolla, jo përgjigjja, por shënjestra, jo e vërteta, por shkatërrimi i atij që pyet.


Kjo është kalbja e pushtetit kur i mbaron llogaria.


Republika fillon aty ku njeriu nuk përdoret për të fshehur letrën.


Një pushtet që gjuan njeriun për të mos hapur dokumentin nuk është shtet që mbron rendin.


Është pushtet që përdor rendin për të shpëtuar nga e vërteta.


Rama duhet të ikë dhe pikë.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page