Miqtë ish-miq…
- Arian Galdini

- 1 day ago
- 2 min read

Për miqtë e mi që më vjen keq t’u them se tashmë kthehen zyrtarisht e përfundimisht në ish-miq për mua prej ditës së sotme.
Java e kaluar ishte një javë emocionalisht e nxehtë për mua.
Disa ditë me radhë unë postova në rrjetet e mia, foto e video, e shpjegova me hollësi e detaje dëshmitë e mia personale për disa persona konkretë, me emra e fytyra konkrete, mbi çfarë ata “djaj shërbëtorë të krimit të organizuar dhe të Regjimit Rama - Berisha - Meta” kanë bërë mbi mua e kundër meje e ndaj meje, me dëme e pasoja madhore tek unë, trupi im, kredibiliteti im, por edhe tek familja ime.
Me foto e video e emra konkrete kam treguar e rrëfyer autorët dhe individët keqbërës e kriminalë, të përdorur nga krimi i organizuar dhe nga Regjimi Rama - Berisha - Meta, për të më gjakosur e goditur mua për orë e orë të tëra më 19 gusht 2022, e më pas për të shpifur e hedhur baltë mbi mua në emisionin Fiks Fare, Top Channel, në dt 26 dhjetor 2022.
Nuk kam asnjë qëllim të bëj pis apo njollos Revolucionin e Flamingove.
E gjithashtu, nuk mund të hesht, e as mos prisni nga unë që të hesht, kur shoh se në “mikrofonat e Revolucionit”, “gëlojnë” si “truproja” e si “folës të herë-pas-hershëm” të njëjtët njerëz të krimit të organizuar dhe të njëjtët “individë” që u përdorën nga Krimi i Organizuar dhe nga Regjimi Rama - Berisha - Meta, për të më gjakosur e baltosur mua..
Përtej gjithçkaje, më ka lënduar fort, heshtja e anashkalimi që kanë bërë “miqtë e mi të derisotëm”, të cilët prej sot, le ta dinë se nuk më kanë më mua mik, e as të mos e marrin mundimin më të më drejtohen si miq, sepse nuk do të jemi më, pra anashkalimi e shmangia e heshtja që ata kanë bërë pas postimeve të mia të javës së kaluar…
Ata dhe askush tjetër nuk ka pse të ndihet i përfshirë apo “targetuar” këtu, sepse ata, e me ata nënkuptoj vetëm “miqtë e mi të derisotëm” e “ish-miqtë e mi prej sot”, mund ta duan e lavdërojnë e romantizojnë e doktrinalizojnë sa të duan Revolucionin e Madh të Flamingove, por kur nuk kanë minimumin e dashurisë e respektit për mua qytetarin e njeriun e thjeshtë të cilin e kanë pasur mik, për tu solidarizuar sadopak me dhimbjen time e për tu distancuar qartë me këdo “kriminel” që më ka bërë keq mua me gjakosje e baltosje masive, atëherë mua më kanë humbur.
Fitoftë Revolucioni juaj o ish miq.
Se mua më humbët njëherë e përgjithmonë.
Kaq
.png)



Comments