top of page

Prej 1 jave jam duke u përpjekur të jap një shembull njerëzor personal

4 hours ago
2 min read

Po kërkoj bashkimin e energjive qytetare opozitare, të cilësdo bindje, qëndrim, e pozicionim politik e moral.


Po përpiqem që të jap mendimet e mia si gjithmonë, pa lënduar askënd, pa fyer askënd, pa detyruar e sforcuar askënd.


Mund të kem të drejtë…


Ndoshta mund të jem edhe gabim…


Koha do ta dëshmojë.


Sot, gjithësesi kemi këtë realitet:


Edi Rama ka 14 vjet në pushtet.


Ka fituar çdo betejë zgjedhore e politike e ka kaluar e triumfuar mbi çdo situatë e ngjarje, madje edhe i ka shpëtuar çdo skandali e afere që do duhej të rrëzonte çdo qeveri normale në Botë.


Madje, aq shumë i është mbushur mendja atij, se mund tia hedhë në çdo rast, sa ka filluar i duket vetja si luan që Zoti po e përgatit për sfida të mëtejme.


Tani, ne qytetarët e këtij vendi, e sidomos ne opozitarët e këtij vendi, ose duhet të pranojmë se përfundimisht jetojmë në epokën dhe nën hijen e Edi Ramës, dhe ti bindemi “trilleve të tij” si të jenë vullnete supreme, ose përndryshe, duhet se sbën të ndryshojmë taktika e strategji.


Ju si të doni.


Merreni si të doni të dashur qytetarë, por kur historia e një shoqërie lidhet gjatë me emrin e një njeriu, është fatlum ai që është aty Lart, e janë të mjerë e skllevër ata që pranojnë të qëndrojnë nën të.


Në historinë e botës, reformatorët janë afatshkurtër dhe Reformat janë afatgjata.


Aty ku ka Udhëheqës afatgjatë, nuk ka Reforma, ka Sundim dhe taktika pushteti, e pasojat janë afatgjata.


Zgjidhni e merrni.


Nëse jeni të kënaqur me Sundimtarin Afatgjatë, të paktën mos gënjeni veten se po përjetoni reforma e reformime te jetës e vendit, sepse gjithçka që po shihni, e ka pasojën si çmim tepër të shtrenjtë për të ardhmen e jetës sonë e të fëmijëve tanë.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page