top of page

Pengmarrësit më të mëdhenj të Shqipërisë

27 minutes ago
1 min read

Unë flas e shkruaj kundër dhunës, por vetëm e vetëm pse po kërkoj bashkimin e gjithë popullit opozitar e të gjithë Opozitarëve e Frymës Opozitare, kundër Edi Ramës, më janë turrur gjithë “enveristët” e “komunistët” e shekullit të kaluar, që çuditërisht më japin mua leksione demokracie…


O Zot i madh.


Pasi më shajnë e mallkojnë e kërdisin me gjithë fjalët më të ndyta e ligësitë më të hidhëta, më thonë ose më shkruajnë:


Ik o këlysh i Berishës, ik bashkohu me Saliun, apo: nuk merret pushteti me dhunë, ose: vota e popullit vendos në demokraci, etj, etj, etj…


Me vjen të qesh se janë të gjithë moshatarë të kohës së Lenka Çukos dhe të gjithë me thinja të shejtanëzuara dhe me 4 klasë shkollë dhe pasi shajnë e hedhin baltë pretendojnë se kanë mendimin e opinionin e tyre demokratik, nderkohë që kanë vetëm sharje për mua pse mendoj ndryshe nga ata.


Hej Zot i madh, na ka gjetur belaja në këtë vend…


Po kritikove a mbajte qëndrime kundër PD, të turren e të shajnë militantët e PD…


Po shkruajte me kritika e qëndrime ndryshe nga Flamingot, të turren “populli i flamingove” me sharje e mallkime.


E po kërkove rrëzimin e Edi Ramës, të turren militantët e PS e të shprazen me çdo malllim e sharje që mund të mbajë fjalori e pasfjalori e poshtëfjalori i gjuhës shqipe…


Përfundimisht në këtë vend, pengmarrësit më të mëdhenj bashkë me Politikanët, janë “militantët trushplarë e matrahula”..


Fatkeqësisht

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page