top of page

Kush jam unë?


Për këdo që më citon, emërton, shan, mallkon, etiketon me apo pa dashje, me apo pa qëllim të ligë, prej keqkuptimit, keqinformimit, keqdijenisë, porosisë, shërbesës a pagesës:


Unë jam Arian Galdini.


Nuk jam Analist.


Nuk kam qenë kurrë në jetën time Analist.


Nuk do të jem kurrë në jetën time Analist.


Madje i neveris Analistët dhe e neveris titullin Analist.


Nuk jam Gazetar.


Nuk kam qenë kurrë Gazetar.


Nuk do të jem kurrë Gazetar.


Nuk jam Politolog.


Nuk kam qenë kurrë Politolog.


Nuk do të jem kurrë Politolog.


Nuk jam Politikan.


Nuk kam qenë kurrë Politikan.


Nuk do të jem kurrë Politikan në jetën time.


Nuk jam më Kryetar i LRE.

Kam dhënë dorëheqjen si Kryetar i LRE, në dt 19 shtator 2025.

Prej asaj dite nuk jam më Kryetar i LRE e nuk do të jem më kurrë Kryetar i LRE.


Nuk kam punuar kurrë në shtet.

Nuk kam qenë kurrë as në Administratë Publike, as në nivel qendror e as lokal.

Nuk kam qenë kurrë as zyrtar i Shtetit Shqiptar e as Buxhetor e nuk kam marrë kurrë asnjë punë në Shtetin Shqiptar e asnjë vend pune që paguhen me taksat e shqiptarëve a me buxhetin e Shtetit në këto 36 vite.


Nuk kam qenë kurrë Drejtues apo Ofiqar, e as i punësuar apo shpërblyer në asnjë Parti Politike Pushtetesh as në Qeveri e as në Opozitë, në këto 36 vite.


Nuk kam fituar kurrë asnjë tender, PPP, konçension, bursë, punësim, e asnjë përfitim, bonus apo shpërblim nga asnjë Zyrë e nga asnjë Zyrtar në Shtetin Shqiptar. Kurrë.


Nuk kam biznese. Nuk jam biznesmen.


Nuk kam përfituar kurrë asnjë fond, financim a donacion nga asnjë Fondacion i huaj. Kurrë.


Nuk kam asnjë OJF apo OJQ apo Fondacion që mbahet me financime Projektesh apo bashkëpunimesh me Shtetin Shqiptar, me Pushtetin Lokal Shqiptar apo Fondacione të huaja.


Nuk kam asnjë fis a farefis që ka lidhje e ndërlidhje e bashkëpunim e komunikim me mua, që të jetë fitues a përfitues tenderash, PPP, koncensionesh, fondesh, donacionesh, bonusesh apo financimesh nga Shteti Shqiptar, Pushteti Lokal apo Entitete të huaja.


Nuk jam i famshëm.


Nuk jam person publik.


Jam zë publik, por jo person publik.


Sepse person publik është një person që ka hapësirë e njohje publike nëpërmjet mediave.


Unë jam zë publik dhe vetëm zë publik sepse, e vetmja media që kam janë rrjetet e mia sociale.


Nuk konkuroj politikisht.

Nuk synoj asnjë garë politike.


Nuk kërkoj vota.


Nuk kërkoj vëmendje.


Nuk kërkoj famë.


Nuk kërkoj pushtet.


Kërkoj vetëm veshë, sy, mendje e zemra, ndërgjegjeje e urtie nga kushdo që ka vullnetin e dëshirën e vetë me vendimin e vetë sovran e të lirë e të dinjitetshëm që të më lexojë, ndjekë, shohë e dëgjojë në rrjetet e mia sociale e në shërbestarinë time si themelues i LRE.


Nuk jam Lider i LRE.


Jam thjesht Lider i Shërbestarisë së LRE.


Pra shërbej në LRE e nuk votohem e as kërkoj vota e as do jem i votuar e as do të jem kërkues votash për veten time.


Nuk kërkoj asgjë nga askush për veten time.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page