Lexomëni me vëmendje nëse ju lejon adrenalina, apo verbtësia e shurdhtësia që shkakton “dhuna”…

Rruga e “dhunës”, nuk është kurrë as e mençur, as e drejtë, as fitimtare.
Nga dhuna nuk fiton kurrë, kurrë as liria, as demokracia, as drejtësia, as e mira, as Shqipëria.
Nga dhuna fitojnë vetëm më të fortët.
E më të fortët në Shqipëri, janë: Edi Rama dhe Sali Berisha, Oligarkët dhe Grupet Kriminale, Shërbimet e Huaja Sekrete dhe Fuqitë Shtetërore a Politike të Prapaskenës.
Dhe lexojeni këtë që po jua them, sikurse kam 6 vjet që ua them çdo ditë…
Në fund të gjithë kësaj katrahure dhune, njeriu më i fituar e më i fortë do dalë Edi Rama…
Mbajini shënim këto fjalë…
Ju që keni iluzionin a besimin a shpresën a vetëgënjimin se kjo dhunë është e vetmja zgjidhje kundër Edi Ramës, ta dini se po i bëni atij cofëtine politike, nderin më të madh të fundjetës së tij Politike.
Këtu do të jemi e do flasim.
Po i dhuroni, 2027, 2029, e ndoshta edhe më tej…
Dhuna e bën më të pathyeshëm.
Mbajeni mend.
E di që në këto momente, jeni si të hazdisur e as e rrokni dot as me mendje e as me emocione, por pas pak javësh e muajsh, këtu do të jemi e do të flasim…
Këta që ju shtyjnë drejt dhunës, janë me kalem.
E kalemxhinjtë, gjithmonë e kanë shpërblimin e fitimin e tyre.
Mjerë ata që janë aty duke u përdorur si mish për top në sheshin e rrugët e dhunës…
Mjerë…
Ju kanë gënjyer kur ju kanë thënë se Pushtetet e Liga, Diktaturat Përmbysen me dhunë…
Kurrë në histori nuk ka ndodhur.
Ndodh krejt kundërta.
Me dhunë nuk bie asnjë Pushtet.
Me dhunë merret Pushteti, nga ata që kanë mjetet, logjistikën dhe fuqinë e dhunës, nëse fitojnë mbi dhunën e Pushtetit në fuqi.
Por qytetarët, e drejta, liria e demokracia, nuk fitojnë kurrë.
Nga Dhuna, bie nje Bastard dhe e merr Pushtetin një Bastard tjetër.
Nuk bie Diktatura, ndryshon dora se ne nuk kemi Diktaturë, por kemi Dyktaturë.
Ama në rastin e Shqipërisë, dhuna shpëton e fuqizon Djallin në Fuqi.
Këtu do të jemi e do të flasim…
Kaq




Comments