top of page

Më habisin disa njerëz që komentojnë në statuset e mia…


Më habisin pamasë…


E nuk po flas këtu për profilet anonime të callcenterave dhe të milicive virtuale të vrerit…


Po flas për njerëz realë, e madje edhe për njerëz që i njoh e më njohin…


Unë postoj foto e video të personave që më kanë gjakosur e baltosur dhe jap dëshmi personale për çfarë më ka ndodhur mua, e këta hyjnë e bëjnë komente për rëndësinë e Protestës e ku di unë çfarë…


Ore a jeni në vete apo jo?


Po si tu besoj unë juve se jeni njerëz normalë kur nuk keni respekt për gjakun tim?


Si tju besoj unë juve kur ju komentoni duke anashkaluar e madje duke shpërfillur vuajtjen e dhimbjen time kur më kanë mbajtur peng e gjakosur duke më goditur për orë e orë të tëra papushim në 19 gusht 2022?


Çfarë lloj njerëzish jeni more?


E juve doni liri e dinjitet???


Juve shpërfillni gjakun e një njeriu të ndershëm e as jua ndjen fare as të shprehni minimalisht empati, mirëkuptim në nivel personal…


O Zot çfarë shpërfytyrimi…


Unë dëshmoj se pikërisht ata që më gjakosën janë edhe ata që më baltosën duke shpikur e shpifur akuza të tmerrshme të ndyta në Fiks Fare e Top Channel, e ju më bëni filozofira për rëndësinë e Revolucionit…


Po si mund tju besoj unë juve për “sinqeritetin tuaj për Revolucionin” kur ju nuk përfillni gjakun e dinjitetin tim të nëpërkëmbur nga “fuksat” e “shërbëtorët e Regjimit PS - PD” të cilët sot janë bërë “mikrofonarë”, “cuba” e “folës diaspore” në Revolucion?


A jeni njerëz a çfarë jeni?


Kujt nuk i bën përshtypje dhimbja ime, gjaku im, vuajtja ime, dinjiteti im dhe dëshmia ime, nuk ka pse të qëndrojë më në miqësinë time e aq më pak të më bëjë “moral revolucionar” mua këtu.


Ma kurseni hipokrizine tuaj, ju lutem…

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page