top of page

Më ka gjetur belaja me militantët e të gjitha krahëve…

Oct 18
1 min read

Kur shkruaj kundër dhunës, më turren “militantët e pro dhunës” e më shajnë e kërdisin…


Kur kritikoj Policinë për mënyrën sesi e ka përdorur dhunën, më turren “militantët e Edi Ramës” e më shajnë e mallkojnë.


E kuptoj që e vërteta nuk është kurrë në anën e militantëve, sepse militantët vetëm shohin a je apo jo në taborrin e tyre…


Por, nuk do të rishkruaj qëndrimet e mia sa herë rastis militanti i radhës në postimin tim të radhës, e sa herë më atribuohet diçka që nuk e kam thënë.


Ju militantët e zjarrtë të “rendit kushtetues dhe të Edi Ramës”, kuptojeni se në postimin që keni komentuar, e gjeni shprehimisht nderimin tim për policin që zbaton ligjin.


Nuk kërkoj polici spektatore ndaj dhunës.


Kërkoj polici që mbron rendin pa abuzuar.


Djegiet dhe dhunën e protestuesve i kam dënuar vazhdimisht, mos më mbani leksion sikur i kam mbrojtur.


Ramën nuk e pyeta çfarë thotë ligji.


I kërkova llogari për qeverisjen e tij.


Citimi i ligjeve nuk është përgjigje për përgjegjësinë politike.


Jam kundër dhunës dhe kundër Edi Ramës.


Asnjërin qëndrim nuk e përdor për të mohuar tjetrin.


Ju nuk keni detyrim të pajtoheni me mua.


Por, përpara se të më kundërshtoni, lexoni çfarë kam shkruar.


Kohën për ta shkruar e kam shpenzuar unë.


Kohën për ta lexuar nuk mund ta shpenzoj në vendin tuaj.


Kaq.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page