top of page

Më shajnë e mallkojnë…

Updated: 1 day ago


Më shajnë e mallkojnë kur i qëndroj përballë Berishës e PD.


Më shajnë e mallkojnë kur i qëndroj përballë e kundër Edi Ramës e PS.


Më shajnë e mallkojnë kur i qëndroj përballë e kundër Erion Veliajt e PS, e të tijve e Sorosit.


Më shajnë e mallkojnë kur i qëndroj përballë e kundër Belinda Ballkut e PS, e të sajve.


Më shajnë e mallkojnë kur i qëndroj përballë e kundër Ilir Metës e PL (LSI).


Më shajnë e mallkojnë kur u qëndroj përballë e kundër Partive të Reja, e çdo krijese të Regjimit Rama - Berisha dhe çdo kloni të krijuar nga Rama - Berisha e madje disa edhe me bekimin e Sorosit.


Më shajnë e mallkojnë kur i qëndroj përballë e kundër Bashës, Alibeajt, e të tyreve.


Më shajnë e mallkojnë kur i qëndroj përballë e kundër “Revolucionit të Flamingove”, e kujtdo që fshihet në prapaskenë e synon keqpërdorim e pronësim.


Edhe pse e sqaroj çdo ditë që jam me shpirt e zemër me çdo qytetar të ndershëm e të pafajshëm që proteston sepse beson e se ka plagë që kullon prej vërteti, prapëseprapë, ata të “prapaskenës” e “pronësimit”, ato pakica që duan plaçkë, e duan të përdorin shumicën e qytetarëve të mirë me plagë, pra ato pakica plaçke më turren e mallkojnë…


Tani madje kanë filluar edhe më shajnë e mallkojnë si i vetmi kundër të gjithëve e gjithçkaje…


E ma quajnë mëkat e krim, të qenurit i vetmuar, përballë e kundër të gjithëve..


Mirë, ja ta pranojmë për një çast, se është kështu dhe unë qenkërkam mëkatari i madh, i vetmuari dhe i “çmenduri i madh” kundër të gjithëve..


Por a sma thoni o sharës e mallkues të nderuar, se ku është mençuria, fitimi dhe përfitimi i një “çmenduraku të vetmuar” si unë tek të qenurit kundër të gjithëve????


Se unë e di fitimin e tyre e kam 20 vjet që ua them e tregoj çdo ditë..


Edhe ju e dini “fitimin” e “pëfitimin e tyre”, sepse është fuqi, famë, pushtet, popullaritet, sukses, shkëlqim, dashuri popullore, mediatizim, miq, rreth, pasurim, karrierë, ngjitje, gjithçka…


Po ju a ma tregoni dot fitimin a përfitimin tim, nëse të qenurit i vetëm kundër të gjithëve, më le pa shokë, pa miq, pa sukses, të vetmuar, të mohuar, të braktisur, jo popullor, të pavlerësuar, të sharë, të mallkuar, të pasuksesshëm, të varfër, të paarrirë, jo elitar, pa famë, pa para, pa media, dmth dështak total…


Pra unë paguaj çmimin më të rëndë me vetminë e dështimin tim..


A mos ndoshta ka ardhur koha ta mendoni se ky është çmimi i të vërtetës dhe nderit?


Mendojeni njëherë, se nuk i dihet…


🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🫶

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page