Mirëmëngjesi🙏🫶
- Arian Galdini

- Aug 25
- 1 min read

Mirëmëngjesi🙏🫶
E hëna është dita që tregon si do të shkojë e gjithë java.
Nëse nis me vendosmëri, ajo e mban peshën e ditëve që vijnë.
Nëse nis me dorëzim, e gjithë java bëhet barrë.
Shqipëria ka pasur shumë të hëna të nisura me premtime, por të mbyllura me zhgënjim.
Prandaj kjo ditë duhet të na kujtojë se nuk ka javë të mirë pa përgjegjësi të përbashkët.
Politika nuk është kalendar fushatash, është kalendar jete kur çdo ditë e mbytur nga padrejtësia është humbje për të gjithë.
Sot është e hënë.
Le ta nisim këtë javë me guximin për të mos e pranuar padrejtësinë si zakon.
Sepse një javë e mirë nis me një qëndrim të drejtë.
Javë të mbarë të gjithëve🙏🇦🇱🫶
.png)










Comments