top of page

Mjaft me hipokrizi e me lojëra propagande…

Oct 25
3 min read

Po si është e mundur që Kryeministri Edi Rama dhe gjithë ushtria e obortarëve e shërbëtorëve të tij politikë, mediatikë, intelektualë, akademikë, vijojnë e thonë e përsërisin se askush, asnjë njeri e asnjë parti, nuk e ka dënuar dhunën në Shqipëri…????


Në fakt e vërteta është këtu në këtë Faqe e në Rrjetet Sociale të Arian Galdinit dhe të LRE Rinisja, edhe në www.rinisje.com, janë postimet, tekstet, videomesazhet dhe komunikimet, ku dënimi i dhunës është bërë që në momentin e parë që është hedhur guri i parë…


Madje, edhe sot e kësaj dite, i vetmi njeri që e ka dënuar dhunën me të gjithë natyrën e brutalitetin e saj, qoftë e ushtruar nga protestuesit, e qoftë e ushtruar nga Policia, në Shqipëri, është Arian Galdini.


Madje, edhe sot e kësaj dite, e vetmja Parti që e ka dënuar dhunën me të gjithë natyrën e brutalitetin e saj, qoftë e ushtruar nga protestuesit, e qoftë e ushtruar nga Policia, në Shqipëri, është LRE Rinisja.


Partia Socialiste doli me hunj e shkop bejzbolli për të mbrojtur Selinë.


E ky ishte turp i pashlyeshëm.


E si mund të flasë Edi Rama, për ata që nuk dënojnë dhunën, kur ai nxorri “paramilitarët” e PS me mjete dhune në duar për të mbrojtur Partinë?


As Edi Rama, as PS e as Qeveria ende nuk e kanë dënuar as dhunën kinse vetëmbrojtëse, por në fakt shembull i qartë mendësie dhune, që dëshmuan paramilitarët e PS..


As Edi Rama, as PS e as Qeveria ende nuk e kanë dënuar dhunën e Policisë që shpesh herë ishte barbare dhe e pakuptueshme…


Kësisoj, mjaft me hipokrizi e me lojëra propagande…


Edi Rama dhe PS dhe Qeveria e tij, por edhe puthaprapanicorët e tyre në Politikë, Media, Analistë, Intelektualë, Akademikë, e Artistë, të mos përsërisin më kot thirrjen: Po si nuk e dënoi njeri dhunën? Po si nuk e dënoi asnjë Parti, dhunën?


E ka dënuar dhunën Arian Galdini.


E ka dënuar dhunën LRE Rinisja.


Por këta nuk kanë hallin e të vërtetës.


Këta e duan dhunën në fakt, por lojën e duan mes tyre e brenda tyre e me të tyret.


Prandaj, asnjë media, asnjë gazetar, askush nuk i dha zë, qëndrimit kundër dhunës të Arian Galdinit dhe të LRE Rinisja.


Sepse këta janë bashkë, janë të gjithë bashkë dhe pikë.


E mos harroni, se Arian Galdini dhe LRE Rinisja e kanë dënuar dhunën çdo ditë me këmbëngulje e madje duke duruar e përballuar kërcënime, shantazh, sharje, mallkime e vrer.


E mos harroni se kur unë shkruaja e bëja videomesazhe, e komunikime live duke folur energjikisht kundër dhunës, e merrja papushim lumenj me kërcënime e shantazhime, e male me baltë e me mallkime e sharje e shpifje e etiketime, vetë Edi Rama dhe e gjithë PS u strukën dhe u fshehën kushedi se ku…


Kur unë flisja live në rrjetet e mia sociale, kundër dhunës e kundër dhunuesve e madje me fjalë e qëndrime të ashpra, flakë për flakë, ndërsa dhuna zhvillohej, Edi Rama dhe e gjithë PS fshihej.


Madje Edi Rama ditët e para, çohej si furrtar në mëngjes herët për të bërë ndonjë “bukë” me mesazh a video propagande e shkonte e fshihej prapë në skutat e vera luksoze.


Unë e dënoja dhunën e duroja e përballoja drejtpërdrejtë kërcënimet më skizoftenike të dhunarëve…


Kjo është e vërteta.


Mos thoni më askush nuk e ka dënuar dhunën.


Deri tani, i vetmi njeri që e ka dënuar dhunën e plotë nga kushdo, kudo, prej kujtdo, është Arian Galdini, dhe e vetmja parti që e ka dënuar dhunën është LRE Rinisja.


Pikë

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page