Mos u ekzaltoni kaq shumë nga shembulli i Serbisë…

Qetësohuni…
Katovica e Serbisë ka edhe Rusinë edhe Kinën si “Kujdestarë”…
Kjo kinse “Lista Studentore” që ka fituar është një konglomerat kaq i përzier e kaq i përçudnuar, e kaq i panatyrshëm, e kaq skizofrenik, e kaq “jo politik”, saqë gjasat dhe shanset e tyre për Qeverisje të Përbashkët e të Qëndrueshme, janë të njëjta me shanset që ka Sali Berisha të fitojë Çmimin Nobel për Kërcim me Shkop…
Mos u nxitoni, mos u hallakasni kot…
E në fund, a e kuptoni që aty brenda tek Lista Studentore janë të gjithë Anti Kosovë e AntiShqiptarë?
Shpërfillini ore shpërfillini…
Mos u bëni kaq të dëshpëruar sa kërkoni shembuj inkurajimi tek AntiShqiptarët në Beograd.
Mos kërkoni shembuj.
Le të bëheni ne dalëzotësa e shembuj.
Kaq




Comments