Ndaleni dhunën, ndaleni dhunën, ndaleni dhunën. Të gjithë, kushdo, kudo

Ndaleni dhunën.
Kjo që po ndodh do tju turpërojë të gjithëve një ditë.
Mbajeni mend.
Dhuna nuk është as Revolucion e as Liri.
Dhuna është barbari dhe u shërben vetëm atyre që e kanë urryer gjithmonë Shqipërinë, Ramës, Berishës, Ballukut, Veliajt, Metës, Fqinjëve, ish Pushtuesve të Shqipërisë, dhe Komunistëve e Marksistëve.
Ndaleni dhunën.
Mos u ekzaltoni nga dhuna.
Mos iu gëzoni dhunës.
Mos i besoni dhunës.
Në fund të dhunës nuk fitojnë as ata mijëra të rinj në shesh, as grupet e tyre të vogla, as grupet e mëdha, por ata që kanë struktura të mëdha, të stabilizuara e me logjistikë dhe financime të pafundme.
Në fund të dhunës, nuk fitohet me ikjen e Edi Ramës, por thjesht me ri-përcaktimin e “maskarait të radhës”…
Dhuna nuk sjell liri, as urti, as mençuri e as zgjidhje të duhura e të drejta.
Dhuna përmbys ekuibra forcash, por nuk ndryshon realitetet e forcave.
Po u shërbeni pikërisht atyre kundër të cilëve thoni se jeni ngritur…
Me dhunë a ia merrni dot PS pushtetin?
Jo.
Edhe po iku Edi Rama, “Gramoz Ruçi” dhe PPSH do kujdesen për ustain e radhës që do vijë.
Me dhunë a ia merrni dot Sali Berishës, PDnë?
Jo.
Sepse PD është me tapi e Familjes Berisha.
Pas dhunës, zgjedhjet do përcaktojnë ose Ustain e ri të PPSH, ose Ustain e ri të Familjes Berisha…
Kaq e thjeshtë është.
Këta kllounët e Partive të Reja duan thjesht më shumë vota që të hyjnë tek Tryeza e Ustallarëve të PPSH dhe të Familjes Berisha…
A nuk e kuptoni që me dhunë vetëm shuani mundësinë e vrisni çdo shpresë e gjasë që në këtë vend të lindë Alternativa Politike e Urtisë????
Zoti i ndihmoftë shqiptarët, por ky dumbabizëm e kjo barbari dhune, është gjëja më antishqiptare që mund ti bëjmë vetes.
E do tia shohim të këqijat për shumë gjatë.
Edhe ti Edi Rama, mjaft, mjaft qëndrove aty si Buf duke pritur që vala të kalojë…
E kanë me ty, jepu Edi Ramën.
Mos u jep Shqipërinë për të mbrojtur Edi Ramën.
Gjithçka që po të ndodh është kundërpërgjigja e merituar për ty, sepse pushteti yt i ligësive, arrogancës, perversiteteve, hajnisë, krekosjeve e arlekinizmave ndërkombëtare, ka majisur këtë lloj emocioni tek njerëzit kur shumëkujt i duket “e lejueshme dhe e pranueshme” dhuna për të të shporrur ty.
Ik, largohu, një orë e më parë.
Më mirë të ikësh ti, se të digjet Shqipëria.
Maskara. Ti je maskara Edi Rama.
Kaq




Comments