Ndalni dhunën, ndalni dhunën

Ndal çmendurisë.
Kjo marrëzi totale…
Kjo nuk është as revoltë, as protestë e as revolucion.
Është puna e dreqit që ka pushtuar mendjet e shpirtrat e atyre që nuk mendojnë më, nuk arsyetojnë më, e nuk munden as të kuptojnë më, se gjithçka që po ndodh, nuk i shërben as lirisë, as demokracisë, as Shqipërisë.
Besomëni, kur gjithçka të mbarojë, të gjithëve do na vijë turp nga këto që po ndodhin, e të vetmit përfitues janë Ata, Të Ligjtë, kundër të cilëve thuhet se po bëhet revolta…
Edhe Edi Rama edhe Sali Berisha do dalin më të fortë kur e gjithë kjo të mbarojë.
Turp për Partitë e Reja Antisistem, që janë aty ku dhuna është Kryevepra e vetë Sistemit.
Jam kundër dhunës.
E jam krenar që LRE Rinisja është kundër dhunës.
Jam edhe kundër dhunës policore gjithashtu.
E jemi edhe kundër dhunës policore gjithashtu.
Pikë.




Comments