Në fund të çdo dite
- Arian Galdini

- Aug 18
- 1 min read

Në fund të çdo dite nuk mbeten orët, as lista e gjatë e gjërave të kryera.
Mbetet vetëm një pyetje, a pate guxim të qëndrosh aty ku duhej?
A pate forcë të thuash fjalën kur të tjerët e mbajtën gojën mbyllur?
A pate vullnet të bëje hapin që dukej i pamundur?
Shumë kalojnë ditë të tëra duke qenë të padukshëm.
Jo sepse nuk ekzistojnë, por sepse nuk guxojnë të jenë.
Ata shohin, dinë, kuptojnë, dhe prapë e mbyllin gojën, e ndalin hapin, e lejojnë padrejtësinë të bëhet zakon.
Por një ditë nuk matet me heshtje.
Një ditë matet me guximin që e ndezi si flakë.
Sepse aty ku ka guxim, edhe e pamundura nis të ketë emër, dhe shpresa kthehet në rrugë.
Nëse kjo ditë pati guxim, ajo nuk mbyllet kurrë. Ajo shndërrohet në dëshmi.
.png)










Comments