top of page

Ne jemi Rinisja


Mirmëngjesi nga Tirana dhe të dielë të mbarë e të bekuar ju uroj të gjithëve.


Rinisim punën tonë me Rinisjen🇦🇱🙏


Ne kemi udhën e alternativën tonë.


Ne kemi korsinë tonë.


Ne kemi vizionin tonë.


Shqipëria ka nevojë për Paktin Kombëtar të Urtisë sikurse ka nevojë pë Shqiptarizmin.


Rinisja është e vetmja Parti Politike që i mbart këto shtylla themeltare për një transformim real e të qëndrueshëm.


Nuk do të flasim më për të Protestat e Revolucionin sepse çfarë kemi pasur për të thënë, i kemi thënë të gjitha.


Ata aty në mikrofona, media e prapaskenë, janë një konglomerat partishë politike, e kriptopartiakësh që janë maskuar si flamengo, që urrehen mes tyre, por që kanë zgjedhur të bashkohen hipokritikisht për të përdorur plagën e vërtetë të qytetarëve të mirë, të vuajtur e të thjeshtë të cilët sinqerisht besojnë tek revolta e tyre sepse dhimbjen e kanë reale.


Qytetarët e ndershëm e me plagë që besojnë tek Protestat kanë mbështetjen e dashurinë e respektin maksimal e plot përunjësi nga ne të Rinisjes.


Me qytetarët dhe revoltën e qytetarëve me plagë jemi e do të jemi gjithmonë.


Me matrapazët e plagës, me tregëtarët e zemërimit, me konglomeratin e partive dhe kriptopartiakëve në mikrofona, skenë e prapaskenë e media, nuk do të jeni kurrë.


Kaq dhe këtu mbaron e skemi ç’themi më për protestat.


Tani le të flasë koha.


Nëse unë e ne jemi gabim, koha do të flasë e do të na nxjerrë të turpëruar e kokëulur nga kjo histori.


Nëse koha do të thotë nesër se unë kam gabuar, fajin, turpin e përgjegjësinë do ta mbaj të gjithën unë…


Pa merak, ju premtoj që do jem para jush e do ti marr të plota të gjitha përgjegjësitë e turpin e fajin që me takon, nëse në fund koha do të më vërtetojë të gabuar në paralajmërimet, fjalët e vendimet e shpalosjet e mia gjatë këtyre ditëve, javëve e muajve të protestave.


Jam nga ata njerëz që nuk u shmangen përgjegjësive.


I marr unë e do ti marr unë të plota të gjitha përgjegjësite, fajin e turpin.


Por pasi të flasë koha.


Duroni.


Sot për sot mos më kërkoni të heq dorë nga mënyra ime e të menduarit, as nga vetja ime, e as nga e vërteta ime.


Ndërkohë besimi e shpallja ime mbetet sot për sot kjo njëlloj si ditën e parë:


Protesta e qytetarëve të thjeshtë dhe me plagë është e madhe, e vërtetë dhe meriton nderim e dashuri e respekt pafund.


Matrapazët e Politikës së Vjetër, Matrapazët e Politikës së Re, Matrapazët e Aktivizmit Kinse Civil e Apartiak por që janë shërbëtorë të kahershëm Padronësh të Vjetër e fondesh të mëdha, pra Konglomerati i Partive të Vjetra, Partive të Reja, dmth Konglomerati i Matrapazëve të Zemëratës që ka “ngritur mikrofonin”, ka instaluar mediat përballë mikrofonit për të “raportuar” e gjithashtu kontrolluar “mesazhin” por edhe “ku shkon”, “si shkon”, “sa shkon”, “si duhet”, sa duhet”, “çfarë flet”, “kush flet”, “si flet”, “sa flet”, etj, Protesta, të gjithë këta Matrapazë të Zemërimit e Plagës së Vërtetë të Qytetarëve të Ndershëm e të thjeshtë, çdo matrapaz zemërimi, ka neverinë time e përbuzjen time dhe tonën si Rinisje.


Bashkohemi me shpirt e me zemër me çdo qytetar të ndershëm që proteston.


Refuzoj e refuzojmë të jemi dekor për “matrapazët e zemëratës”.


Nuk kemi qenë, nuk jemi e nuk do të jemi në këto Protesta, sepse e dimë se aty lojën e vërtetë e bëjnë “matrapazët e zemëratës” dhe qytetari i thjeshtë me plagën që kullon po përdoret e shpërdorohet si dekor.


Kjo është bindja ime, kjo është bindja jonë.


Sot për sot kështu e mendojmë e besojmë.


E do ti qëndrojmë këtij mendimi e besimi deri në fund.


E ripërsëris, koha do flasë të vërtetën.


Nëse koha do të më nxjerrë mua, e do të na nxjerrë neve të gabuar në këto qëndrime, përgjegjësitë, fajin dhe turpin do ti mbaj unë si Arian Galdini, për çdo fjalë që kam thënë e shkruar për këto Protesta nga dt 29 maj e deri në fund, kur të nisë të flasë koha të vërtetën.


Nëse koha do të na japë të drejtë, ne iemi këtu me vizionin tonë si Rinisje, me Paktin Kombëtar të Urtisë dhe me Doktrinën për një Shqipëri të Shqiptarizmit.


Kështu që prej sot e tutje, unë e ne nuk do flasim më fare për Protestat..


Ne do të flasim, organizohemi e veprojmë për e me Rinisjen.


Ne jemi Rinisja🇦🇱🙏

Ne jemi LRE🇦🇱🙏


Unë jam Rinisja🇦🇱🙏

Unë jam LRE🇦🇱🙏

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page